Balla takim me zyrtarin gjerman, Christian Lange: Shqipëria hapa të rëndësishëm dhe të dukshëm në rrugën europiane

Publikuar tek: aktualitet, më 15:12 14-06-2018 Balla takim me zyrtarin gjerman, Christian Lange: Shqipëria hapa të rëndësishëm dhe të dukshëm në rrugën europiane Taulant Balla- Christian Lange

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit zotin Christian Lange dhe delegacionin që e shoqëron.

Gjatë takimit  Balla e falenderoi përfaqësuesin e Qeverisë gjermane dhe të Bundestag-ut për mbështetjen e fortë për zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perendimor dhe po ashtu për vijimin e procesit me hapjen e negociatave për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë.

"Jemi në një moment historik për Shqipërinë, në raport me perspektivën tonë të antarësimit në familjen europiane, ku natyrshëm ne i përkasim në çdo ditë të jetës sonë Bashkimit Europian dhe pse kemi ende shumë, shumë punë për tu bërë vend anëtar.
Gjermania ka asistuar hartimin e Reformës në Drejtësi dhe po mbështet plotësisht implementimin e saj. Procesi i Vetting-ut po ecën sipas pritshmërive", tha Balla.

Më tej ai  informoi Sekretarin Federal Lange se KPK deri tani ka shortuar dhe ka filluar hetimin administrative për dhjetra cështje, ndërkohë që çdo javë ka vendime për gjyqtarë apo prokurorë që kalonë në sitën e vetting-ut.
"Përgjatë këtyre 30 viteve, Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë me më shumë se 1 miliardë Euro direkt dhe po kaq indirekt. Do të dëshiroja të vlerësoja rolin e zyrës së Kfë dhe GIZ. Për ne janë shumë të rëndësishëm edhe si mbështetës, edhe si partnerë, që janë shumë aktiv në koordinimin e ndihmës së huaj duke marrë rolin e donatorit kryesor bilateral në shumë sektorë të zhvillimit të ekonomisë, duke përfshirë sektorin e energjisë, infrastrukturës ujore; arsimit dhe formimit profesional etj."

Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit zoti Christian Lange u shpreh: "Që nga vizita e kaluar në Tiranë, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm dhe të dukshëm përpara në rrugën e saj europiane. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në këtë rrugë.

Gjermania si inicijuese, e konsideron Procesin e Berlinit një etapë të re në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, rrijes së bashkëpunimit rajonal, infrastrukturë, përmirësimit të konektivitetit në energji, komunikim dhe rritjen e bashkëveprimit dhe shkëmbimeve mes vendeve të Ballkanin Perëndimor."

Në këtë takim zoti Balla shoqërohej nga deputetët Klotilda Bushka dhe Ervin Bushati.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « DENONCIMI/ Qytetarja nga Tirana e alarmuar, shikoni si ‘mbarset’ speci nga hormonet (FOTOT)
I riu terrorizon qytetin me armë, iu gjet dhe kokainë »
Article Logic
Execution time: 0.023427963256836
array(1) { ["section"]=> string(119) "balla-takim-me-zyrtarin-gjerman-christian-lange-shqiperia-hapa-te-rendesishem-dhe-te-dukshem-ne-rrugen-europiane-124368" }