Balla takon përfaqësuesin e qeverisë gjermane: Në 30 vite, mbi 1 miliard EURO për Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 16:33 14-06-2018 Balla takon përfaqësuesin e qeverisë gjermane: Në 30 vite, mbi 1 miliard EURO për Shqipërinë Taulant Balla me perfaqesuesit gjermane

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla  zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit,  Christian Lange dhe delegacionin që e shoqëron.

 

Gjatë takimit Balla e falenderoi përfaqësuesin e Qeverisë gjermane dhe të Bundestag-ut për mbështetjen e fortë për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perendimor dhe po ashtu për vijimin e procesit me hapjen e negociatave për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë. Jemi në një moment historik për Shqipërinë, në raport me perspektivën tonë të antarësimit në familjen europiane, ku natyrshëm ne i përkasim në çdo ditë të jetës sonë Bashkimit Europian dhe pse kemi ende shumë, shumë punë për tu bërë vend anëtar.

Gjermania ka asistuar hartimin e Reformës në Drejtësi dhe po mbështet plotësisht implementimin e saj. Procesi i Vetting-ut po ecën sipas pritshmërive. Balla e informoi Sekretarin Federal Lange se KPK deri tani ka shortuar dhe ka filluar hetimin administrative për dhjetra çështje, ndërkohë që çdo javë ka vendime për gjyqtarë apo prokurorë që kalonë në sitën e vetting-ut.

Përgjatë këtyre 30 viteve, Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë me më shumë se 1 miliardë Euro direkt dhe po kaq indirekt. Do të dëshiroja të vlerësoja rolin e zyrës së KfË dhe GIZ. Për ne janë shumë të rëndësishëm edhe si mbështetës, edhe si partnerë, që janë shumë aktiv në koordinimin e ndihmës së huaj duke marrë rolin e donatorit kryesor bilateral në shumë sektorë të zhvillimit të ekonomisë, duke përfshirë sektorin e energjisë, infrastrukturës ujore; arsimit dhe formimit profesional etj.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe të Mbrojtjes së Konsumatorit, Christian Lange u shpreh se që nga vizita e tij e kaluar në Tiranë, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm dhe të dukshëm përpara në rrugën e saj europiane. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në këtë rrugë.

Gjermania si inicijuese, e konsideron Procesin e Berlinit një etapë të re në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, rrijes së bashkëpunimit rajonal, infrastrukturë, përmirësimit të konektivitetit në energji, komunikim dhe rritjen e bashkëveprimit dhe shkëmbimeve mes vendeve të Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim Balla shoqërohej nga deputetët,  Klotilda Bushka dhe Ervin Bushati .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02324104309082
array(1) { ["section"]=> string(97) "balla-takon-perfaqesuesin-e-qeverise-gjermane-ne-30-vite-mbi-1-miliard-euro-per-shqiperine-124379" }