Balla: Të mos bëhet show mediatik me dekriminalizimin

Publikuar tek: politike, më 12:31 25-03-2015 Balla: Të mos bëhet show mediatik me dekriminalizimin

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar sot në Komisionin e Posaçëm për Dekriminalizimin që pjesë e këtij procesi të jenë edhe ata persona të hetuar, por që nuk janë gjykuar.

Sipas Ballës, Lulzim Basha u gjet fajtor nga Prokuroria por nuk u gjykua për shkak të raporteve mjekësore që paraqiste.

“Pjesë e këtij procesi duhet të jenë dhe personat e hetuar dhe jo te gjykuar. Si rasti i Lulzim Bashës që u gjet fajtor nga Prokuroria, por për shkak të raporteve mjekësore nuk u gjykuan”, tha Taulant Balla.

Balla tha se nuk e ka parë ende platformën e Partisë Demokratike për dekriminalizimin, por ka kërkuar që në proces të përfshihet edhe SHBA.

“Si kam parë propozimet e Partisë Demokratike. Unë propozova që të përfshihen dhe SHBA. Të mos bëhet shoë mediatik. Por një proces i qartë konsultimi. Duhet një ekspertizë profesionale nga komisioni i Venecias, BE-së dhe SHBA-së”, tha deputeti Balla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Nis projekti për Autostradën e Kaltër, lidh Shqipërinë me Kroacinë
Berisha për vjedhjen e “Union Bank”: Grabitësit ishin të Partisë, vodhën lekët për zgjedhjet »
Article Logic
Execution time: 0.012208938598633
array(1) { ["section"]=> string(57) "balla-te-mos-behet-show-mediatik-me-dekriminalizimin-6890" }