Balla-Topallit: Ke pseudonimin dizenjatorja, ka një arsye të madhe pse ke bërë karrierë. Deputetja: Ishim të deklasuar, ti i bëje kafen Agim Isakut

Publikuar tek: politike, më 15:37 03-12-2015 Balla-Topallit: Ke pseudonimin dizenjatorja, ka një arsye të madhe pse ke bërë karrierë. Deputetja: Ishim të deklasuar, ti i bëje kafen Agim Isakut

Përplasen Taulant Balla dhe Jozefina Topalli në Kuvendin e Shqipërisë. Akuza të forta mes dy deputetëve. Balla- Topallit: Ti ke një problem. Ty të ka lënë me pasoja komunizmi. Thonë që ti ke pas pseudonimin dizenjatorja. Pse? 

Topalli-Ballës: Ti djalë ke 10 vite që shpif.

Debati i plotë me dialog/ newsbomb.al:

Balla: 6 ditë para se të ikte ka firmosur Lulzim Basha lejen e pallatit, kryetari yt që ti s’e do por e ke. Pse nuk çohesh si në cdo rast të çohesh për këtë të thuash: I kërkoj Prokurorisë ta hetojë këtë cështje. Ja pra, kodi penal na duhet të gjithëve. Kjo është një gjë e mirë që duhet të bëjë opozita. Sa i përket thirrjeve të kryetarit defakto ka njëmijë arsye për të protestuar në rradhe të parë ndaj jush për mënyrën se si e trajtoni Kuvendin e Shqipërisë, nuk u ngritët për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve që ju votuan por vini e flisni vetëm për interesa të vogla të kompanive që përfaqësoni.

Qenka e vërtetë një shprehje e një filiozofi gjerman. Janë të dyja të rëndësishme edhe maxhoranca edhe opozita por më e keqja është kur opozita nuk bën punën e vet. Thatë pse nuk është kryeministrit. Ai ka përfunduar një vizitë të suksseshme në Francë. Koha kur shkonin i viztonin fëmijët me studime në Francë, ka mbaruar.

Topalli: Duket i ka ardhur zëri por duhet me bë edhe një album për Enverin për atë dashuri që ke. Dekoron me mirënjohje kriminelët më të mëdhenj që kanë bërë numrin më të madh të burgjeve, kur numri ka qenë më i madh se i spitaleve, i shkollave. Turp të të vijë por faji është i juaji. Aranit Celës, burgun i kemi dhënë. Gënjeshtar. Kur i rrëzoi etrit tuaj? Ti apo Sali Berisha me studentët? Urrejtja juaj ndaj asaj periudhe nuk ka të shuar. Unë hyj në shtresën ku familja ime ka 70 vite burg, kanë hyrë 30 vjec e kanë dalë 60 vjec por unë kurrë nuk kam parë hakmarrje dhe urrejtje. E di pse je rrit në karrierë. Ti e ke nisur duke i çuar kafe Agim Isakut je ngjit vetëm se shpif pa masë kundër opozitës e Sali Berishës. S’ka burrë që më ndal për atë që mendoj. Gënjeshtar.

Balla: Unë kam lindur në 77 dhe nuk kam patur mundësi të jem as anëtar partie nuk besoj të ketë pasur sigurimsa në 90. Prindërit e mi, njëri mësues, tjetra infermiere, i njeh një qytet i tërë.

Ti ke një problem.  Ty të ka lënë me pasoja komunizmi. Thonë që ti ke pas pseudonimin dizenjatorja. Pse? Keni një problem. Ato që mendon ia vije të tjerëve. Duke u bërë kafet, e ke bërë ti karrierën. Ke një arsye të madhe pse ke bërë karrierë, nuk po ta them kësaj rradhe, po ta kursej kësaj rradhe pse ke bërë karrierë

Topalli: Ti djalë ke 10 vite që shpif. Dëgjo, ke 10 vite që cohesh dhe mendon se më godet mua aty ku ësthë pika ime më e fortë. Do isha e pandershme të thoja që më kanë torturu. Kam qenë me fat në atë drejtim. Jozefina Topalli që ta dish ka mbaru gjimnazin me të gjitha 10, kam qenë fituese e olimpiadave gjithnjë në vend të parë, asnjë vend të dytë, djali i Ramiz Alisë ma mori olimiadën e matematikës, ishte i zoti. Ai në vend të parë, unë në vend të dytë. S'ma dhanë të drejtën e shkollës se isha e deklasume. Nuk më dhanë as punë. Babai ishte i paralizum. Kishte vetëm 4 mijë lekë, nëna pa punë. Prapë s’na dhanë punë. Vëllaim ishte kampion në volejboll. As atë s’e lanë. Ti mor monstër, mashtrues. Nisa me tre turne, më kthyen mbrapsh. Bukë s’kishim. Më mbajtën 6 muaj, më thanë do nisësh rrogë. Më thanë shko në shtëpi. Ti që shpif. Unë kurrë skam folur për veten time për familjen time por të më akuzosh mua për shërbime unë ty nuk ta fal sepse shpifja më krijon neverinë më të madhe.

Do të ta them këtu përpara. Mua nuk më ka ardhur dora për pikturë. Po të më nxjerrësh një dokument unë do kisha dhënë dorëheqjen mor shpifës me pagesë. Gjeni një dokument dhe jap dorëheqjen fill.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe-Berishës: I bëre thirrje biznesit të largohet nga ky vend, ti urren çdo shqiptar
Ja cilin këngëtar shqiptar dëgjon Lulzim Basha, i referohet “live” tekstit të këngës »
Article Logic
Execution time: 0.0047578811645508
array(1) { ["section"]=> string(148) "balla-topallit-ke-pseudonimin-dizenjatorja-ka-nje-arsye-te-madhe-pse-ke-bere-karriere-deputetja-ishim-te-deklasuar-ti-i-beje-kafen-agim-isakut-26879" }