Balla tregon dy hallet e mëdha të Berishës: I dyti është bërë publik sot nga Izet Haxhia

Publikuar tek: politike, më 12:25 10-03-2016 Balla tregon dy hallet e mëdha të Berishës: I dyti është bërë publik sot nga Izet Haxhia

Depueti Taulant Balla ka marrë fjalën nga foltorja për të thënë se “e mirëkupton Berishën  pasi ka patur halle të mëdha”. Balla pohoi se “halli” i parë lidhet me një marrëveshje detare të bërë nga Berisha e ndërsa i dyti me djegien e gazetës “Koha Jonë” që siç tha Balla duke iu referuar Izet Haxhisë, është urdhëruar nga Berisha.

“E mirëkuptoj se ka pas një hall të madh edhe për shkak të moshës, sot ka dalë një provë që fajëson babin dhe të birin për një pakt të turpshëm në dëm të interesaave të Shqipërisë, sot është momenti për ti kujtuar Prokurorisë kallëzimin e ministrisë së Jashtme për këtë pakt detar, po bëhen dy vjet që ministria e Jashtme përmes një dosje ka depozituar një kallëzim kundrejt Lulzim Bashës por përmes fakteve që dalin sot tregojnë se Berisha është vënë në presion për këtë marrëveshje të paligjshme dhe falja e trojeve shqiptare në këtë marrëveshje është vepër penale dhe është e pakuptueshme që edhe pas dy vitesh prokuroria nuk ka reaguar”, tha Balla duke kaluar te “halli i dytë”.

“Halli i dytë është bërë publike nga ana e Izet Haxhisë, urdhëri personal i Sali Berishë për djegien e gazetës KohaJonë, Sali urdhëruesi dhe me rradhë Agron Kuliçaj dhe persona të tjerë përfshirë në djegien e gazetës koha jonë. Unë e mirëkuptoj”, theksoi Balla ironikisht.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama flet me fakte për privatizimin e INSIG-ut, pasi flet për kriminelët e munguar në Kuvend (FJALA E PLOTË)
Dule-Ramës:Ke hall të madh, ke humbur kauzën! Braçen e quan ‘’kone’’. Ia kthen Braçe: Kurrë s’i kam thënë ‘’qen’’ këtij zotnie! »
Article Logic
Execution time: 0.017982006072998
array(1) { ["section"]=> string(93) "balla-tregon-dy-hallet-e-medha-te-berishes-i-dyti-eshte-bere-publik-sot-nga-izet-haxhia-34732" }