Ballist Morina pas padisë së Myftarajt: Do i dedikohem interesave kombëtare

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:12 08-04-2015 Ballist Morina pas padisë së Myftarajt: Do i dedikohem interesave kombëtare

Ismail Morina i njohur ndryshe si Ballist Morina duket se ndjehet i qetë pas padisë së ngritur nga Kastriot Myftaraj. Morina ka falenderuar patriotët e tij për mbështjetjen si dhe ka pohuar se do të vazhdojë t’i dedikohet interesave kombëtare pa hezitim.

“Patriotë, ndjehem super i privilegjuar me përkrahjen e vazhdueshme që po më jepni. Ndërgjegjia ime është super e pastër ndaj kombit tonë dhe si i tillë do sillem në vazhdim. I jam dedikuar dhe do i dedikohem interesave kombëtare pa më të voglin hezitim. Rroftë shpirti i Shqiptarit”, shkruan Ballist Morina në rrjetin social .

Myftaraj e paditi disa ditë më parë Morinën, i cili sipas tij, në bashkëpunim me autoritet serbe ka lëshuar në datë 14 tetor 2014 dronin me banerin e “Shqipërisë Etnike” për të vetmen arsye, atë të dëmtimit të Shqipërisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.25985813140869
array(1) { ["section"]=> string(79) "ballist-morina-pas-padise-se-myftarajt-do-i-dedikohem-interesave-kombetare-8157" }