Ballo Presidenciale, si u veshën VIP-at e ftuar nga presidenti Nishani dhe bashkëshortja Odeta

Publikuar tek: politike, më 14:44 19-12-2015 Ballo Presidenciale, si u veshën VIP-at e ftuar nga presidenti Nishani dhe bashkëshortja Odeta

Si u veshën presidenti e bashkëshortja Odeta, Armina Mevlani e Shkëlzen Berisha, Julian Deda me bashkëshorten Armandën, Floriana Garo dhe Drini Zeqo, Vikena Kamenica e shumë të tjerë natën e djeshme në darkën e shtruar në Presidencë.

“Mbrëmja Presidenciale e këtij fundviti kushtuar fëmijëve me sindromën Down!

Ndihmojini sa të mundni këta fëmijë! Ndihmojini jo për mëshirë, jo sepse të qenit e tyre ndryshe, ju prek sentimentalisht, jo si indiferentë, jo si soditës! Ndihmojini duke e konsideruar atë ndihmë ashtu si ajo ndihmë është; faktor i rëndësishëm që ju lartëson nderin dhe dinjitetin Tuaj si qytetarë aktivë që arsyetojnë, reagojnë, dhe kontribuojnë për të mirën e të gjithëve!”, shkruan presidenti Nishani.

E në fakt mbrëmja e bamirësisë kushtuar fëmijëve me nevoja të veçanta pati edhe një ekspozitë me fotot e fotografes Soela Zani, ku kushdo mund t'i blinte që të ardhurat t'u shkonin këtyre fëmijëve.

Në këtë ballo ka kënduar edhe sopranoja kosovare, Besa Llugiqi. Ceremonia ku merrnin pjesë personazhe të njohur publikë në Shqipëri, si dhe të ftuar specialë me Sindromën “Down”, violinisti amerikan Emanuel Bishop dhe piktorja Irma Nika, nisi nën tingujt e “Marshit të Pashait” luajtur nga Orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar.

{gallery}ballopresidenciale{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Photoshop’’ apo jo? A është ky Berati i vërtetë që na tregon Rama?!
Kreshnik Spahiu nis valën e protestave kundër qeverisë, destinacioni mbahet ‘sekret’ »
Article Logic
Execution time: 0.020739793777466
array(1) { ["section"]=> string(99) "ballo-presidenciale-si-u-veshen-vip-at-e-ftuar-nga-presidenti-nishani-dhe-bashkeshortja-odeta-28143" }