Bamir Topi: Berisha vrau nga dritaret e Kryeministrisë

Publikuar tek: politike, më 11:34 21-01-2015 Bamir Topi: Berisha vrau nga dritaret e Kryeministrisë

 

Bamir Topi, kreu i FRD-së, ka akuzuar Sali Berishën si vrasësin e 4 jetëve në ngjarjet e 21 Janarit. “Berisha vrau nga dritaret e Kryeministrisë”, ka deklaruar Topi, duke shtuar se ende nuk është bërë një gjyq politik, i cili e ka vendin në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas Topit askush nuk duhet të akuzojë drejtësinë sepse e akuzuar mbetet politika nga të gjitha krahët. ‘’Drejtësia dëshmon se është e instrumentalizuar nga politika”, është shprehur më tej Topi, I cili në kohën e ngjarjeve ka qenë president i Republikës.

“Rama është shumë i dobët para kundërshtarit të tij, Berishës.  Propozoj që politika t’I japë Berishës një medalje trimërie’’, ka ironizuar Topi nga Elbasani ku ndodhej.

Katër vjet më parë, pas një proteste të opozitës, u vranë në dyert e Kryeministrisë 4 persona: Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ristani: Shqiptarët të pasigurtë me përmasat që ka marrë krimi. Reagon edhe PS
Dade kundër Bushatit për ligjin e Shërbimit të Jashtëm »
Article Logic
Execution time: 0.02655816078186
array(1) { ["section"]=> string(58) "bamir-topi-berisha-vrau-nga-dritaret-e-kryeministrise-1087" }