Bamir Topi del në mbrojtje të Ilir Metës: Nuk ka pse të japë dorëheqjen

Publikuar tek: politike, më 11:55 06-03-2015 Bamir Topi del në mbrojtje të Ilir Metës: Nuk ka pse të japë dorëheqjen Kreu i FRD Bamir Topi ne takimin e Elbasanit

Bamir Topi, ish president dhe kryetar i FRD ka dalë në mbrojtje të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Nga qyteti i Elbasanit ku ishte ditën e djeshme për zgjedhjet e reja në parti me parimin një anëtar-një votë, Bamir Topi foli edhe për situatën politike në vend.

“Nuk ka kuptim kërkesa për dorëheqje për aq kohë sa nuk janë vërtetuar akuzat nga organet e drejtësisë” tha Topi, duke iu referuar kërkesës së PD për dorëheqjen e Ilir Metës nga detyra e kryeparlamentarit.

Kritikat e Bamir Topit, shkojnë për Partinë Demokratike. “Sali Berisha pengoi hetimet e ngjarjeve të Gërdecit dhe 21 janarit. Ai është i fundit që mund të flasë për mospengimin e hetimeve” tha Topi. Kreu i FRD e ka konsideruar parlamentin aktual si më të dobëtin dhe më “pak intelektual” që ka pasur ndonjëherë Shqipëria”. “Kjo ka bërë që qytetarët të ndihen jo vetëm të pashpresë, por edhe të rrezikuar për jetët e tyre” tha Topi.

Në përfundim të procesit të zgjedhjeve në Elbasan, kryetar i ri i FRD së këtij qyteti u zgjodh Artin Kovaçi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadori Francez: Situata dje në Kuvend? Të flitet më shumë, të bërtitet më pak
Slogan i Metës: Me qetësi dhe dashuri »
Article Logic
Execution time: 0.011953830718994
array(1) { ["section"]=> string(75) "bamir-topi-del-ne-mbrojtje-te-ilir-metes-nuk-ka-pse-te-jape-doreheqjen-5117" }