Bamir Topi: Jo gjithçka po shkon në drejtimin e duhur, Kushtetuta e Shipërisë në interes të 2 personave

Publikuar tek: politike, më 12:26 04-11-2015 Bamir Topi: Jo gjithçka po shkon në drejtimin e duhur, Kushtetuta e Shipërisë në interes të 2 personave Bamir Topi, kreu i FRD

“Jo gjithcka po shkon në drejtimin e duhur. Nuk e kam fjalën për sloganin e të majtës por për drejtimin që duhet të ketë Shqipëria, shteti shqiptar, politika shqiptare për të prodhuar stabilitetin, qëndrueshmërinë në institucione dhe gjithcka që lidhet me atdheun tonë “, kështu është shprehur kreu i FRD Bamir Topi në një konferencë për mediat.

Topi u ndal gjatë te ndryshimet e Kushtetutës bërë 8 vite më parë, ndryshime që sipas tij favorizuan vetëm dy persona.

“Kanë kaluar 8 vite kur brenda një nate ndryshoi kushtetuta e Shqipërisë mbi bazën e bisedave klandestine u ndryshua duke i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm demokracisë shqiptare në interes të dy individëve që unë e kam thënë dhe e përsëris. Ka pak përgjegjshmëri për të bërë një “mea culpa” për atë që ndodhi në 21 prill 2008”, tha Topi.

Kreu i FRD u ndal edhe te reagimi i shpqërisë lidhur me aferrat korruptive të dala së fundmi.

“Diskutohet vjedhja e qindra mijëra eurove, nuk e di ç’ndodh. Uroj që kjo shoqëri mos ketë humbur. Nuk është kjo Shqipëria që aspiron të futet në Europë”, tha Topi para mediave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Letra e Ben Blushit: Po më sulmojnë ‘personazhet’ e mia
PD, Tabaku: Nga abuzime e qeverisë, çdo qytetar ka humbur 300 euro »
Article Logic
Execution time: 0.0041089057922363
array(1) { ["section"]=> string(107) "bamir-topi-jo-gjithcka-po-shkon-ne-drejtimin-e-duhur-kushtetuta-e-shiperise-ne-interes-te-2-personave-24637" }