Bamir Topi në Kuçovë, fillimi i organizimit për zgjedhjet vendore

Publikuar tek: politike, më 11:43 19-02-2015 Bamir Topi në Kuçovë, fillimi i organizimit për zgjedhjet vendore Kreu i FRD Bamir Topi gjate takimit qe po mbahet ne Kuçove

Kreu i Frymës Demokratike Bamir Topi tani paradite gjendet në qytetin  e Kuçovës dhe më vonë do të jetë në Berat në takim me strukturat e kësaj partie nëpër rrethe, në organizimin e punës për zgjedhjet e ardshme vendore të qershorit 2015.

Fryma e re Demokratike po bën përzgjedhjen e personave që do të të drejtojnë fushatat lokale në ekipe, ndërkohë që gjithmonë është thënë se FRD ende nuk e ka vendosur sesi do të përfaqësohet në zgjedhjet vendore. Ende është lënë e hapur mundësia e bashkëpunimeve, për të mos dalë vetëm në këto zgjedhje. Organizatorët thonë se në takime shtohen gjithmonë e më shumë njerëz, edhe për shkak të mungesës së besimit tek PD e shumë qytetarëve që duan të votojnë djathtas, por edhe të zhgënjyerit e PS. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Fjalë inkurajuese të Junckerit, për punën qeverisëse drejt BE-së
Tahiri në ShBA, takim me John Kerryn: Varfëria dhe injoranca po nxisin terrorizmin »
Article Logic
Execution time: 0.030856132507324
array(1) { ["section"]=> string(69) "bamir-topi-ne-kucove-fillimi-i-organizimit-per-zgjedhjet-vendore-3810" }