Bamir Topi: Rama është kapur nga klientët e Berishës, harroi 21 janarin

Publikuar tek: politike, më 08:09 29-11-2015

Ish-Presidenti Bamir Topi i është kthyer premtimit të kryeministrit Rama për zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit. Në një intervistë për Tema TV, ish-presidenti ka analizuar qeverisjen në dy vite duke i kujtuar kryeministrit Rama gabimet e parardhësit Berisha dhe ecjen nëpër të njëjtën rrugë.

Sipas Bamir Topit, janë të njëjtët klientë të Berishës që i ka afruar Edi Rama Kryeministër, duke shkatërruar kështu konkurencën e lirë dhe duke konsoliduar qeverisjen me klientelizëm. Me mjaft kritika, Topi flet edhe për debatin për hapjen e dosjve, duke e cilësuar si një tentativë të vazhdueshme të politikës në 25 vite për t’i fshehur dosjet.

“Ka një problem që më qeverinë e kaluar, që 3-4 vetë përfitonin, edhe janë me emra, pallati i atij, pallati i këtij. Apo këtë rrugë po e bën filani, atë rrugë filani. Dhe pastaj vjen një pjesë e këtyre bizneseve që lidhen edhe me këtë qeveri. Po të tjerët ku të shkojnë? Kjo është një sëmundje që i ka prekur të gjithë. Ka prekur paraardhësin, ka prekur edhe pasardhësin”, ka thënë ish-presidenti. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manjani shkarkon punonjësin e burgjeve nga detyra: Ushtroi dhunë në familje
Medaljet e ‘29 Nëntorit’, dekorata për funksionarët e PPSH. Ministria e Mbrojtjes i nderoi 1 vit më parë »
Article Logic
Execution time: 0.23457503318787
array(1) { ["section"]=> string(75) "bamir-topi-rama-eshte-kapur-nga-klientet-e-berishes-harroi-21-janarin-26509" }