Bamllari-policit: Jam miku i Saimirit e të gjithë shefave të tu

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:48 28-06-2016 Bamllari-policit: Jam miku i Saimirit e të gjithë shefave të tu

Pas publikimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë ku pronari i picerive “ERA”, Altin Bamllari dhe djali i tij dukej teksa vraponte duke iu larguar efektivëve që e ndiqnin nga pas, ashtu siç pretendoi edhe policia në reagimin e saj, një tjetër video amatore e regjistruar nga një kalimtar tregon më qartë atë çka ndodhur.

Pasi është kapur nga efektivët e policisë, Bamllari duket i ulur në stacionin e autobusit pranë Piramidës teksa debaton me efektivët e policisë.

Njëri prej policëve dëgjohet teksa mundohet t’i shpjegojë për 150 mijë lekë gjobë, nga mungesa e siguracionit dhe i thotë të shkojë me ta, por Bamllari dëgjohet teksa thërret:

“Nuk vij me ju. Lereni djalin. Sikur çfarë keni kapur juve. Unë jam miku i Toles i shefit tuaj, i Sajmirit, i Ëngjëllushit i dreqit e shejtanit jam”.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028815984725952
array(1) { ["section"]=> string(68) "bamllari-policit-jam-miku-i-saimirit-e-te-gjithe-shefave-te-tu-44791" }