“Bananja furt i vendeve nordike”, mësuesja e indinjuar denoncon poetin shqiptar

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:24 10-12-2015 “Bananja furt i vendeve nordike”, mësuesja e indinjuar denoncon poetin shqiptar

Me jorgan të verdhë mbuluar,

mban fshehur këmbë e duar.

Brenda brum e jashtë fisnike,

vjen nga vendet nordike.

Nëse e lexuar këtë gjëegjëzë, rreshti i fundit i saj ju ka hutuar paksa nëse mendonit se dinit për kë frut bëhej fjalë.

Një mësuese ka denoncuar librin që përdoret për klasat e para deri në të katërtat me përralla, fabula dhe gjeagjëza, ku bananja “reklamohet” si një frut që rritet në vendet nordike, kur në fakt ajo kërkon klimë tropikale për t’u rritur.

“Jam një mësuese shumë e indinjuar. Dhe kërkoj të publikoni diçka që e kam parë në një libër, që përdoret në shkollat fillore dhe që më la pa fjalë. Ky është një libër i rekomanduar për t’u trajtuar, i cili përdoret nga klasat 1-4, për përralla, fabula dhe gjeagjëza. E po që banania të vij nga vendet nordike, këtë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Nëse mundeni publikoheni, thjesht për të sensibilizuar dhe për t’i tërhequr vëmendjen pseudo-autoreve”, shkruan mësuesja.

Autor i kësaj gjëegjëze siç shkruhet edhe në libër është Zylyftar Plaku.

12373411_10153460426083371_6433872290370556156_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028812885284424
array(1) { ["section"]=> string(82) "bananja-furt-i-vendeve-nordike-mesuesja-e-indinjuar-denoncon-poetin-shqiptar-27460" }