Banda e parë muzikore shqiptare, mbante emrin e bashkëshortes së Mbretit Vid

Publikuar tek: kulture-art, më 12:04 03-02-2015 Banda e parë muzikore shqiptare, mbante emrin e bashkëshortes së Mbretit Vid

Banda muzikore e shqiptarëve të Amerikës ,mbante emrin e Mbretëreshës Sofia e cila, ka vdekur si sot 79 vite më parë. Sophie Helene Cecilie, ishte bashkëshortja e Mbretit Vid dhe të dy asokohe, ishin dy figura shumë të dashura si për shqiptarët brenda vendit ashtu edhe për shqiptarët në emigracion.

Vidi pati dy fëmijë nga martesa me Sofinë,  Princeshën Marie Eleonore Donika dhe princin trashgimtar Carol Victor Skënderi.

Në një letër që Fan Noli i dërgonte Konicës, shkruante: “ Mbreti i Shqipërisë është shumë popullor në mes të shqiptarëve të Amerikës, si I pari mbret i Shqipërisë pas Skëndërbeut , dhe i idealizuar aq shumë sa ç’do goditje kundër tij, do t’i lëndojë shumë atdhetarët tanë të padjallëzuar”.

Banda muzikore e quajtur "Queen Sophia", për nder të Mbretëreshës Sofi u krijua nga djemtë shqiptarë të Amerikës në vitin 1915. Banda gjendej në Jamestown të New York-ut dhe kishte si dirigjent, Thoma Vishnjën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Islanda ndërton tempullin pagan, të parin pas një mijë vjetësh
Shkrimtarja Guma: Bota e "Facebook-ut", një bërrylëzim grotesk »
Article Logic
Execution time: 0.021375894546509
array(1) { ["section"]=> string(80) "banda-e-pare-muzikore-shqiptare-mbante-emrin-e-bashkeshortes-se-mbretit-vid-2215" }