Banda e shqiptarëve tentoi t'i grabisë vilën dhe të marë peng ministrin e Financave të Çekisë

Publikuar tek: bota, më 07:51 07-08-2015 Banda e shqiptarëve tentoi t'i grabisë vilën dhe të marë peng ministrin e Financave të Çekisë

Një bandë shqiptarësh dhe çekësh kanë tentuar të grabisin vilën luksoze të ministrit të Financave të Çekisë dhe planifikuan të marrin peng atë ose djalin e tij, shkruajnë mediat çeke.

Sipas Praguemonitor, pjesa më e madhe e anëtarëve të bandës ishin shtetas shqiptarë, por gjatë qëndrimit në Çeki ata kanë marrë instruksione për grabitjen e vilës së ministrit të Financave Andrej Babis dhe marrjen peng të djalit të tij. Ndërsa sipas portalit çek “Respekt”, ngjarja nuk ka prapavijë politike.

Mediat çeke raportojnë se banda u demoralizua në grabitjen e vilës luksoze të ministrit edhe për shkak të sigurisë të madhe që kishte. Anëtarët e bandës u infiltruan nga një dedektiv çek dhe u arrestuan në fund të vitit 2014. Sipas autoriteteve policore çeke, hetimi pothuajse ka mbaruar dhe së shpejti pritet të ngrihen akuzat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031702041625977
array(1) { ["section"]=> string(99) "banda-e-shqiptareve-tentoi-t-i-grabise-vilen-dhe-te-mare-peng-ministrin-e-financave-te-cekise-17912" }