Banderola “1 grek më pak, 1 bastard më pak”, reagon Olsi Rama:  Ju siguroj se fajtorët ...

Publikuar tek: sport, më 23:59 30-10-2018 Banderola “1 grek më pak, 1 bastard më pak”, reagon Olsi Rama:  Ju siguroj se fajtorët ...

Drejtori i Partizanit Olsi Rama ka reaguar në lidhje me banderolën e shpalosur një ditë më parë në ndeshjen e të kuqve me Skënderbeun, “një grek më pak, një bastard më pak”.

Rama duke folur për greken “gazzeta.gr” u shpreh se ajo nuk është shpalosur nga ultarsit e Partizanit, ndërsa i ka siguruar se nëse do të diheshin fajtorët do të ishte vepruar në mënyrë tjetër.

“Pozicionimi i klubit nëpërmjet komunikatës shpreh të gjithë fjalët që dua të them. Sapo e pamë atë banderolë në tribuna, menjëherë fola me policinë dhe me stafin tonë, që ta hiqnin atë parullë.

Qëndroi e hapur për shumë pak momente. Është e qartë që incidentet të tilla duhet të na bëjnë më të alarmuar. Qëllimi ynë është të luajmë futboll, dhe çdo gjë tjetër jashtë fushave nuk ka lidhje me ne. Për fat të keq, nuk kemi kamera sigurie për të lokalizuar ata që e hapën. Kërkuam, pyetëm, por Ultrasit tanë e mohuan të kishin lidhje me atë rast.

Ai që e ka bërë, me siguri e ka bërë për të shkaktuar ndonjë problem, por e kuptojmë që është në pakicë dhe nuk ka vend në fushën tonë. Ju siguroj se nëse do i dinim fajtorët, do kishim vepruar në një mënyrë tjetër. Nacionalistë dhe ekstremistë të tillë nuk kanë vend tek ne. Ata nuk përfaqësojnë qëndrimin tonë dhe në bashkëpunim me autoritetet, po mundohemi nëse ka ndonjë mënyrë për të gjetur ata që e bënë”, ka thënë Olsi Rama.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “1 grek më pak, 1 bastard më pak”, FSHF “karton të kuq” Partizanit për banderolën
»
Article Logic
Execution time: 0.026167154312134
array(1) { ["section"]=> string(87) "banderola-1-grek-me-pak-1-bastard-me-pak-reagon-olsi-rama-ju-siguroj-se-fajtoret-139679" }