Banesat sociale, 54 përqind e qytetarëve nuk kanë para të paguajnë, por i kanë marrë shtëpitë, marrëveshje e re

Publikuar tek: ekonomi, më 09:46 29-04-2016 Banesat sociale, 54 përqind e qytetarëve nuk kanë para të paguajnë, por i kanë marrë shtëpitë, marrëveshje e re Drejtoresha e Entit te Banesave Doris Andoni dhe drejtori i Sherbimit te Punesimit Artur Micko gjate nenshkrimit te marreveshjes

Enti Kombëtar i Banesave ka dhënë banesa sociale për qytetarët, por shumica e tyre, nuk kanë para të paguajnë duke qenë debitorë në shtet. 

“Konkretisht nga statistikat tona rezultojnë rreth 14% e familjeve që kanë përfituar strehim janë debitorë ndaj Entit dhe 54% e tyre janë të tillë për arsye ekonomike” thonë zyrtarisht zyrtarët e Entit Kombëtar të Banesave.

Për këtë qëllim, Enti Kombëtar i Banesave me drejtore Doris Andoni dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit me drejtor Artur Micko, firmosën një marrëveshje për të lehtësuar familjet që nuk mund të paguajnë.

“Lehtësojmë familjet debitore, duke evidentuar problematikat e tyre për identifikimin dhe adresimin efektiv të nevojave për punësim. Hartuam një politikë për klasifikimin e tyre, ristrukturuam detyrimet e tyre, i mbështetëm në çdo hap dhe vazhdojmë ta bëjmë, duke bashkëpunuar me zyrat e punësimit dhe trajnimit profesional, pasi jemi të bindur se problemi i këtyre familjeve nuk zgjidhet me “lëmoshë”, por duke i aftësuar për punë, në mënyrë që të sigurojnë të ardhura e të përballojnë strehimin e tyre”, është shprehur Drejtoresha e Përgjithshme e EKB-së, Znj.Doris Andoni gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, në ambinetet ku po zhvillohet Panairi i Punës.

Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Z.Artur Micko e vlerësoi maksimalisht këtë nismë të Entit, duke ofruar mbështetje dhe gatishmërinë e tij në drejtim të avancimit të së drejtës së punësimit për shtresën në nevojë.

Skema nxitje punësimi, mundësi për përfshirje në kurse e trajnime profesionale, një bashkëveprim social për familjet në nevojë për strehim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020592927932739
array(1) { ["section"]=> string(114) "banesat-sociale-54-perqind-e-qytetareve-nuk-kane-para-te-paguajne-por-i-kane-marre-shtepite-marreveshje-e-re-39008" }