Banka Botërore dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë prezantojnë raportin për Vlerësimin e shpenzimeve publike

Publikuar tek: ekonomi, më 13:48 22-01-2018 Banka Botërore dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë prezantojnë raportin për Vlerësimin e shpenzimeve publike

Banka Botërore dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë prezantuan sot Raportin mbi Vlerësimin e shpenzimeve publike dhe llogaridhëdhënies financiare për Shqipërinë (PEFA). Raporti prezanton një diagnostikim të përditësuar të situatës së menaxhimit financiar publik në nivel kombëtar (MFP). Vlerësimi paraqet një përshkrim të ndryshimeve që kanë ndodhur prej vlerësimit të mëparshëm në vitin 2011. Studimi është financuar nga BE.

Në aktivitet morën pjesë Zëvendës Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Erjon Luçi, Menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, Kreu i Bashkëpunimit në Delegacionin Europian, në Shqipëri, Mario Mariani, ekspertë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit, INSTAT-i, përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Agjencitë e prokurimeve, ministritë e linjës, partnerë për zhvillim, shoqata të biznesit dhe shoqërisë civile.

Studimi mbështet strategjinë e reformave të menaxhimit financiar publik dhe kërkon të ndërtojë një platformë të përbashkët të gjendjes aktuale dhe fushave që kanë nevojë për përmirësim. Ky është vlerësimi i tretë PEFA për Shqipërinë në nivel kombëtar. I kryer me kërkesën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si dhe në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e qeverisë, ky vlerësim përfaqëson një proces të gjerë që u udhëhoq nga ekipi i ekspertëve të Bankës Botërore. Vlerësimi kishte si objektiv të mbështeste, gjithashtu përditësimin e Strategjise ekzistuese të Reformës për Menaxhimin e Financave Publike 2014-2020, si dhe të ofronte gjetje për rishikimin afatmesëm të strategjisë dhe një sistem matës së performancës së këtyre reformave në vend.

Raporti vëren se në përgjithësi Shqipëria ka shënuar progres në disa drejtime si besueshmëria e buxhetit, elementë të transparencës fiskale, monitorimi i shpenzimeve të detyrimeve dhe prokurimet. Raporti po ashtu identifikon fushat kryesore që kërkojnë më shumë vëmendje dhe që përfshijnë monitorimi i njësive jobuxhetore, menaxhimi i investimeve publike, lidhja më e mirë midis strategjive sektoriale dhe buxhetit, monitorimi sistematik i detyrimeve, përmbushja e gjetjeve të auditit të jashtëm si dhe një rol më i fuqishëm i Parlamentit si institucioni kryesor i llogaridhënies.

“Forcimi i menaxhimit të financave publike duhet të jetë një prioritet për Shqipërinë. Arritja e vlerës më të mirë të parave që vijnë nga fonde publike është edhe rruga më efektive për përmirësimin e shërbimeve bazë për qytetarët, tha Maryam Salim, Menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025083780288696
array(1) { ["section"]=> string(119) "banka-boterore-dhe-ministria-e-financave-dhe-ekonomise-prezantojne-raportin-per-vleresimin-e-shpenzimeve-publike-107490" }