Banka Botërore hua Shqipërisë për rrugët, Sayed: Synojmë uljen e aksidenteve

Publikuar tek: ekonomi, më 11:09 10-04-2015 Banka Botërore hua Shqipërisë për rrugët,  Sayed: Synojmë uljen e aksidenteve Tahseen Sayed dhe Shkëlqim Cani

Banka Botërore ka dhënë sot konfirmimin e saj për t’I dhënë vendit tonë një hua për projekte në infrastrukturë. Ndihma nga BB-ja vjen në një kohë kur shumë rrugë të vendit vuajnë nga probleme të sinjalistikës për të rregulluar sigurinë rrugore.

Përfaqësuesja e BB-së për Shqipërinë Tahseen Sayed tha se banka është e fokusuar në projektet në infrastrukturën rrugore duke përfshirë mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sigurisë rrugore.

‘’Banka Botërore është e fokusuar në projektet në infrastrukturë. Ne synojmë reduktimin e aksidenteve në Shqipëri’’, tha Sayed, gjatë deklaratës së saj në prani edhe të ministrit të Financave Shkëlqim Cani.

Në Shqipëri një pjesë e autostradave kanë probleme të mëdha me sigurinë rrugore, ku hyrjet dhe daljet në autostradë bëhen pa kriter. Kryesisht në autostradën Fushë Krujë-Lezhë mungojnë sinjalizimet rrugore që ndihmojnë lëvizjen e mjeteve. Po kështu ka nevojë për rritjen e mirëmbajtjes së rrugëve, të cilat në kushte të mungesës së investimeve bëhen burim aksidentesh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02888298034668
array(1) { ["section"]=> string(79) "banka-boterore-hua-shqiperise-per-rruget-sayed-synojme-uljen-e-aksidenteve-8328" }