Banka Botërore miraton kredinë prej 1.2 miliardë $ për Shqipërinë

Publikuar tek: ekonomi, më 12:18 22-05-2015 Banka Botërore miraton kredinë prej 1.2 miliardë $ për Shqipërinë

Bordi Ekzekutiv i Bankës Botërore ka  miratuar një program kreditimi  për Shqipërinë prej 1.2 miliardë dollarësh , për një periudhë 5-vjeçare.

Drejtorët ekzekutivë të BB-së kanë vlerësuar  progresin e fundit të Shqipërisë në reformat makro-fiskale dhe strukturore. Ata vënë në dukje angazhimin e qeverisë në arritjen e këtyre, duke i konsideruar reformave të  vonuara.

 “Shqipëria ka një mundësi historike për t’u ndarë me të shkuarën dhe përshpejtojë rrugën e vet drejt mirëqenies dhe integrimit në BE. Kuadri i ri i Partneritetit me Grupin e Bankës Botërore për Shqipërinë i përgjigjet kësaj mundësie dhe mbështet prioritetet e vendit të hartuara gjatë konsultimeve të zgjeruara dhe përfshirjes në to të grupeve kryesore të interesit në Shqipëri,” tha Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Europën Juglindore.

Ajo tha se, “Ne presim vijimin e reformave të nisura dhe zbatimin efektiv të tyre e me rezultate për qytetarët e Shqipërisë.”

Aktualish Banka Botërore mbështet tetë projekte në Shqipëri në shumën prej 512 milionë dollarë, ndërsa IFC ka një portofol prej 136 milionë dollarësh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032812118530273
array(1) { ["section"]=> string(69) "banka-boterore-miraton-kredine-prej-1-2-miliarde-per-shqiperine-11720" }