Banka Botërore raport për Shqipërinë: Ekonomia u rrit, varfëria dhe papunësia pësuan rënie

Publikuar tek: ekonomi, më 00:55 27-10-2015 Banka Botërore raport për Shqipërinë: Ekonomia u rrit, varfëria dhe papunësia pësuan rënie

Banka Botërore vlerëson se rritja e ekonomisë shqiptare u përshpejtua në vitin 2015 dhe pritet të vazhdojë trajektoren pozitive edhe gjatë tri viteve të ardhshme, megjithëse nën kapacitetet që ka.

Në një raport të fundit për ekonomitë në Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor, BB radhit dy faktorë si kryesorët në nxitjen e rritjes në vendin tonë; klima e përmirësuar e biznesit dhe rritja e eksporteve, shto këtu edhe stabilizimin e konsumit dhe të besimit të konsumatorit dhe tregjeve të punës.

BB vëren se konsolidimi fiskal është mbështetur kryesisht tek shpenzimet, ndërsa të ardhurat nuk arritën parashikimet, pavarësisht masave të reja tatimore, transmeton Ata.

Rishikimin me ulje me të rritjes ekonomike në 2.7 për qind nga 3 për qind që ishte parashikimi fillestar, BB e lidh me dy faktorë kryesorë; së pari me përmbytjet që goditën jugun e vendit dhe dëmtuan të mbjellat dhe së dyti me pakësimin e prodhimit të naftës, si përgjigjie ndaj rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

“Në gjysmën e parë të 2015 u bënë konsolidime modeste fiskale për shkak të të ardhurave më të pakta nga parashikimet, duke kushtëzuar kështu një realizim më të ulët të shpenzimeve – veçanërisht të atyre kapitale”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Banka Botërore thotë se niveli i varfërisë, i matur me të ardhura prej 5 dollarësh në ditë, u ul lehtë në 46.7 në vitin 2014, nga 47.5 për qind që ishte për 2012-ën.

Në raport thuhet gjithashtu se ndonëse papunësia ra në 17.3 për qind në tremujorin e dytë të 2015, u vu re një rritje nga 33.5 në 34.2 për qind mes grupmoshës së re. Në raport theksohet edhe rënia e peshës së remitancave në GDP si pasojë e krizës ekonomike në Eurozonë, ndërsa parashikohet që rritja ekonomike të jetë me 3.4 për qind për 2016 dhe 3.5 në 2017-ën, megjithëse kjo rritje do të varet nga zbatimi i reformës strukturore në energji, menaxhimin financiar të shpenzimeve publike dhe pensionet.

BB vlerëson si kufizues të kapaciteteve të rritjes së ekonomisë tregun e dobët të punës dhe nivelin e lartë të informalitetit në këtë sektor, ndërsa ridimensionon vlerësimin për ndikimin e krizës greke në ekonominë tonë.

“Zhvillimet në Greqi mund të kenë ndikime më të mëdha nga sa pritej mbi rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe ndaj prespektivës së uljes së varfërisë, duke patur ulje të remitancave, eksporteve dhe investimeve”, thuhet në raport.

Raporti i BB mbyllet me dy sfida kryesore për ekonominë shqiptare; rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës nga njëra anë dhe mbrojtja e shtresave të varfra dhe shoqërisë nga ana tjetër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045102119445801
array(1) { ["section"]=> string(94) "banka-boterore-raport-per-shqiperine-ekonomia-u-rrit-varferia-dhe-papunesia-pesuan-renie-24026" }