Banka Botërore: Rrugët në Shqipëri pa cilësi, qeveria shpenzon më pak fonde se të ardhurat që mbledhin nga përdoruesit

Publikuar tek: ekonomi, më 19:25 12-08-2016 Banka Botërore: Rrugët në Shqipëri pa cilësi, qeveria shpenzon më pak fonde se të ardhurat që mbledhin nga përdoruesit

Nga strategjiia e hartuar për infrastrukturën e transportit deri në vitin 2020 nga Korporata Financiare Ndërkombëtare  (IFC) pjesë e Bankës Botërore, vihet theksi se ndërtimi i rrugëve të reja në Shqipëri nuk është mbështetur në cilësi.

Sipas inspektimeve të Bankës Botërore në terrenin shqiptar dobësitë që janë vënë re në cilësinë e punimeve lidhen me dështimin e parakohshëm të trotuarit të ri dhe disa strukturave. Banka Botërore ka vënë re se janë përdorur standarte të ndryshme projektimi në seksione të afërta.

Është vënë re se shpesh se sinjalistika është e varfër dhe kontradiktore, duke dështuar për të siguruar sigurinë. Gjithashtu është parë se nuk janë respektuar standartet për ndriçimin.

Banka Botërore ka përfunduar një vlerësim për 3164 kilometër rrugë në mars të vitit 2015. Vlerësimi ka marë në konsideratë gjendjen e rrugëve dhe të dhënat e trafikut.

Ka një perceptim se mungesa e mirëmbajtjes ka rezultuar e dobët. Institucionet Financiare Ndërkomëbtare janë të shqetësuara për mënyrën se si disa projekte, kryesisht ato që mbështeten nga fondet publike, janë planifikuar, zbatuar, monitoruar, dhe mirëmbajtur.

BB ka vërejtur se rritja e shpenzimeve për të ndërtuar rrugë duhet të ishte shoqëruar me rritjen e fondeve për mirëmbajtjen e tyre, raporton Monitor.

 Përfitimet që rrjedhin nga rrugët mund të jenë të qëndrueshme vetëm nëse investimet kapitale në infrastrukturë rrugore janë plotësuar me financime në mënyrë vazhdueshme, sugjerojnë donatorët.

Buxheti për mirëmbajtjen e rrugëve në Shqipëri është rreth 25% -30% të buxhetit të përgjithshëm të nevojshëm për rrugët. Mirëmbajtja e infrastrukturës është vlerësuar në 329 milionë euro për periudhën 2015-2019. 

Sipas Bankës  Botërore qeveria qeveria shpenzon më pak fonde se sa paguajne përdoruesit e rrugëve për mirëmbajtjen e tyre nëpërmjet taksave në naftë dhe për makinat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02351188659668
array(1) { ["section"]=> string(122) "banka-boterore-rruget-ne-shqiperi-pa-cilesi-qeveria-shpenzon-me-pak-fonde-se-te-ardhurat-qe-mbledhin-nga-perdoruesit-49570" }