Banka Botërore ‘’sirenë alarmi’’ për qeverinë: Kujdes me koncesionet në parajsat fiskale! Rrezikoheni nga deflacioni

Publikuar tek: ekonomi, më 10:31 08-04-2016 Banka Botërore ‘’sirenë alarmi’’ për qeverinë: Kujdes me koncesionet në parajsat fiskale! Rrezikoheni nga deflacioni Tahseen Sayed

Banka Botërore ka shërbyer sot si një ‘’sirenë alarmi’’ e fortë për qeverinë. Gjatë një komunikimi të drejtoreshës së saj, Tahseen Sayed me gazetarët, u tha qartë që qeveria duhet te ketë sistem analize për koncesionet që jep, madje duhet të bëjë kujdes për koncesionet e lidhura me parajsat fiskale.

 ‘’Kujdes me koncesionet! Rrezikoheni nga deflacioni’’, qe këshilla e Sayed për qeverinë e Edi Ramës.

“Duhet bërë kujdes me koncensionet . Koncensionet në parajsat fiskale janë problem. Qeveria duhet të marrë masa për parajsat fiskale. Shqipëria rrezikohet nga deflacioni.’’, tha më tej Sayed.

Së fundmi Rama dhe ministrat e tij po i mëshojnë shumë idesë së partneritetit publik-privat, i njohur ndryshe si koncesion. Pas shëndetësisë dhe ekonomisë, duket se radhën e ka bregdeti, po të marrësh në konsideratë deklaratën e Ahmetaj se si është e mundur që bregdeti nuk ka një partneritet publik-privat, për shërbime që kanë mbetur pa u kryer.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029409885406494
array(1) { ["section"]=> string(116) "banka-boterore-sirene-alarmi-per-qeverine-kujdes-me-koncesionet-ne-parajsat-fiskale-rrezikoheni-nga-deflacioni-37135" }