Banka e Kinës zgjedh Beogradin për selinë e saj, synon zgjerimin e influencës ekonomike në Ballkan

Publikuar tek: ekonomi, më 17:30 22-01-2017 Banka e Kinës zgjedh Beogradin për selinë e saj, synon zgjerimin e influencës ekonomike në Ballkan

Banka e Kinës ka hapur zyrtarisht selinë e saj rajonale në kryeqytetin serb Beograd për të ofruar shërbime bankare për bashkëpunim në investime, tregti, turizëm dhe fusha të tjera, për vendet e rajonit.

Serbia, Rumania, Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi si dhe Bosnje Hercegovina janë disa nga shtetet që do kenë mundësi të bashkëpunojnë përmes filialit.

Hapja e Bankës së Kinës ka qenë lajmi i ditës në mediat e Beogradit, që kanë pasqyruar edhe ceremoninë ku mori pjesë presidenti serb Tomislav Nikoliq dhe anëtarë të qeverisë.

Presidenti i Kinës Xi Jinping vizitoi më parë Beogradin, ndërsa ditët e fundi tai pati mundësinë të bisedonte me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç në Samitin Ekonomik të Davosit në Zvicër. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022969961166382
array(1) { ["section"]=> string(103) "banka-e-kines-zgjedh-beogradin-per-seline-e-saj-synon-zgjerimin-e-influences-ekonomike-ne-ballkan-66296" }