Banka e Shqipërisë: Ekspozimi ndaj rreziqeve të ndryshme mbetet i kontrolluar

Publikuar tek: ekonomi, më 14:56 20-04-2017 Banka e Shqipërisë: Ekspozimi ndaj rreziqeve të ndryshme mbetet i kontrolluar

Sipas deklaratës së Bankës së Shqipërisë në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2016  veprimtaria e sektorit bankar dhe e sistemit financiar në përgjithësi, ka vijuar në mënyrë të qëndrueshme.

Në tërësi, ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve të ndryshme mbetet i kontrolluar dhe treguesit kryesorë të veprimtarisë që lidhen me kapitalizimin, likuiditetin dhe përfitueshmërinë, evidentojnë kapacitetin e tij të plotë për të përballuar rreziqet e veprimtarisë në kushte normale, si edhe për të treguar një rezistencë të mirë ndaj goditjeve më të forta.

Sipas raportit tëq Bankës së Shqipërisë, zhvillimet në ekonominë botërore gjatë periudhës ishin përgjithësisht pozitive, pavarësisht ndryshimeve mes rajoneve më të mëdha dhe dallimeve në politikat ekonomike.

 Kjo ecuri u mbështet kryesisht nga kushtet më të favorshme të financimit në tregje, nga vijimi i politikave nxitëse të rritjes ekonomike në shumicën e vendeve të zhvilluara dhe në disa vende në zhvillim, si edhe nga rritja e çmimeve në tregjet e lëndëve të para dhe të naftës.

Ecuria e këtyre të fundit, ka ndikuar në rritjen e presioneve inflacioniste, ndonëse ato mbeten përgjithësisht poshtë objektivave të bankave qendrore.

Në tregjet financiare botërore, lëvizjet në normat e interesit dhe në kurset e këmbimit të monedhave kanë qenë më të dukshme në muajt e fundit të vitit, duke reflektuar kryesisht disa zhvillime të rëndësishme politike dhe ekonomike në vendet e zhvilluara.

 Ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor shënoi rritje pozitive gjatë vitit 2016, duke u shoqëruar me përmirësim të kushteve në tregun e punës.

Ecuria pozitive e ekonomisë botërore pritet të vazhdojë në periudhën 2017- 2018, e mbështetur nga vijimi i rritjes graduale ekonomike në vendet e zhvilluara dhe forcimi i kontributit pozitiv nga ekonomitë e vendeve në zhvillim. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070400238037109
array(1) { ["section"]=> string(82) "banka-e-shqiperise-ekspozimi-ndaj-rreziqeve-te-ndryshme-mbetet-i-kontrolluar-75820" }