BSH harton planin për kompanitë me probleme, faliment i pashmangshëm i 17-të prej tyre (EMRAT)

Publikuar tek: ekonomi, më 13:23 06-07-2016 BSH harton planin për kompanitë me probleme, faliment i pashmangshëm i 17-të prej tyre (EMRAT)

Banka e Shqipërisë ka gati planin se si do të trajtohen 26 kompanitë që zotërojnë 65% të huave me probleme. Këtë plan Banka ja ka propozuar Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Plani i detajuar për 36 korporatat nis me miratimin në Kuvend të projektligjit të ri të falimentit. Ligji është depozituar në Kuvend dhe pritet të hyjë në fuqi në shtator të këtij viti.

Ligji i ri i falimentit lejon miratimin e përshpejtuar të planeve të riorganizimit, dhe siguron mbrojtjen më të lartë mbi të drejtat ekonomike dhe qeverisëse të kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar.

Pasi vënies në zbatim të planit të përgjithshëm për trajtimin e kredive me probleme, Banka e Shqipërisë ka si pjesë më të vështirë të zbatimit të planit, trajtimin e 36 kompanive, ndërmjet tyre ARMO, Kurum, dhe disa kompaninë në industrinë përpunuese e ndërtim.

Mes kredimarrësve të mëdhenj problematik janë edhe biznese në sektorin e arsimit. Plani synon të jetë finalizuar në fund të këtij viti, nëse ligji i ri për falimentin do të mund të hyjë në fuqi para vjeshtës.

Banka e Shqipërisë ka tashmë gati disa masa rregullative që synojnë përshpejtimin e uljes së kredive me probleme përmes ristrukturimit të borxhit jashtë gjykatës.

Banka e Shqipërisë ka  bërë me dije se falimenti për rreth 17 kredimarrësit e mëdhenj është i pashmangshëm.

Sipas statistikave të publikuara nga Shoqata e Bankavem huatë  me probleme kanë shënuar një tjetër rritje në muajin prill, duke u ngjitur sërish në nivelin e 20%.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020381927490234
array(1) { ["section"]=> string(106) "banka-e-shqiperise-harton-planin-per-kompanite-me-probleme-faliment-i-pashmangshem-i-17-te-prej-tyre-45703" }