Banka e Shqipërisë merr vendimin e rëndësishëm

Publikuar tek: ekonomi, më 22:46 01-02-2017 Banka e Shqipërisë merr vendimin e rëndësishëm

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Tremujor të Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1.25%.

Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore dhe normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, përkatësisht në nivelet 0.25% dhe 2.25%.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko shprehet optimist për situatën ekonomike në vijim.

“Të dhënat e disponuara sugjerojnë se aktiviteti ekonomik në vend vazhdon të shënojë rritje. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik ka sjellë përmirësime në treguesit e tregut të punës dhe është pasqyruar në një rritje graduale të inflacionit drejt objektivit.

Politika jonë monetare lehtësuese, e pasqyruar në reduktimin e kostove të financimit dhe në uljen e primeve të rrezikut, mbetet një faktor vendimtar në këtë tablo zhvillimi. Parashikimet tona për të ardhmen mbeten pozitive. Banka e Shqipërisë pret një forcim të rritjes ekonomike gjatë dy viteve të ardhshme dhe kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2018”, -tha gjatë fjalës së tij Guvernatori Sejko teksa shprehet optimist për rritjen ekonomike në vijim .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02365517616272
array(1) { ["section"]=> string(52) "banka-e-shqiperise-merr-vendimin-e-rendesishem-67411" }