Banka e Shqipërisë prezanton kartëmonedhën e re 10 mijë lekëshe, ja simbolet që do ketë

Publikuar tek: ekonomi, më 06:30 08-09-2018 Banka e Shqipërisë prezanton kartëmonedhën e re 10 mijë lekëshe, ja simbolet që do ketë

Banka e Shqipërisë, ka prezantuar përpara Këshillit Mbikëqyrës, raportin për 6 mujorin e parë të 2018-ës. Sipas raportit, sektori bankar paraqitet i qëndrueshëm dhe pozitiv.

Në mbledhje u vendos që shumë shpejtë do të qarkullojë në treg kartëmonedha e re 10 mijë lekëshe.

Kjo është diskutuar edhe më herët në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të dhjetorit të vitit 2017, Banka e Shqipërisë miratoi edhe tematikën e kartëmonedhës shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10.000 lekë.

Kartëmonedha do të ketë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si “Himni i Flamurit”: “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.

Krahas simboleve të kartëmonedhës, u miratuan edhe përmasat e saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Lidhjet kritike”, Banka Botërore publikon raportin: Shqipëria e fundit në rajon, më dobët investimet e huaja
»
Article Logic
Execution time: 0.028377056121826
array(1) { ["section"]=> string(93) "banka-e-shqiperise-prezanton-kartemonedhen-e-re-10-mije-lekeshe-ja-simbolet-qe-do-kete-133584" }