Banka e Shqipërisë, rregullore të re për Shoqëritë e Kursim-Kreditit

Publikuar tek: ekonomi, më 10:56 17-08-2016 Banka e Shqipërisë,  rregullore të re për Shoqëritë e Kursim-Kreditit

Banka e Shqipërisë pritet të miratojë rregulloren e re për liçensimin e Shoqërive të Kursim-Kreditit dhe unioneve të tyre.

Rregullorja do sjellë ndryshime të rëndësishme në kriteret e licensimit dhe funksionimit të këtyre institucioneve, duke nisur që te kapitali fillestar deri te kualifikimi i punonjësve.

Rregullorja e re do të përcaktojë kërkesa minimale për kapital. Një shoqëri kursim-krediti duhet të ketë një kapital minimal në vlerën e 5 milionë lekëve për të ushtruar aktivitetin bazë të pranimit të depozitave dhe dhënies së kredive për anëtarët e saj.

Në rregullore do të ketë kritere profesionale për administratorët dhe anëtarët e këshillit Drejtues të SHKK-ve.

Ata duhet të kenë diplomë universitare dhe të paktën tre vjet përvojë në profesionin e tyre. Të njëjtat kritere vlejnë edhe për drejtuesit e Unioneve Të SHKK-ve.

Rregullorja u njeh këtyre shoqërive edhe të drejtën për t’u licensuar në aktivitete të transfertave të parave, këmbimit valutor dhe qirasë financiare. Por, nëse SHKK-ja do të ushtrojë edhe një prej aktiviteteve të mësipërme, atëherë kërkesa për kapital rritet në 20 milionë lekë.

Liçenca nga Banka e Shqipërisë  do jetë e domosdoshme pë nisjen e aktivitetit të shoqërive. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027211904525757
array(1) { ["section"]=> string(73) "banka-e-shqiperise-rregullore-te-re-per-shoqerite-e-kursim-kreditit-49977" }