Banka e Shqipërisë/ Sejko guvernatori i ri?

Publikuar tek: politike, më 09:57 29-01-2015 Banka e Shqipërisë/ Sejko guvernatori i ri? Gent Sejko

Propozimi i Gent Sejkos nga presidenti Bujar Nishanit për guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë duket se është pranuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, edhe pse Partia Socialiste ka patur rezervat e veta.

Siç bën publike gazeta “Mapo”, Gent Sejko do të thërritet në Komisionin e Ekonomisë dhe do të pyetet për politikën monetare të Bankës së Shqipërisë.

Burime të gazetës bëjnë me dije se i vetmi që nuk e ka kritikuar këtë kandidaturë ka qenë kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Meta, i cili ka njohje të vjetra me Sejkon, që nga koha e universitetit. Që në fillim, Meta deklaroi se ky dekret do të shqyrtohej normalisht nga Kuvendi, edhe pse deputetë të PS-së, si Erjon Braçe dhe Ervin Bushati ishin kundër kandidaturës së Sejkos.

Që nga skandali i vjedhjes së 713 milionë lekëve, Banka e Shqipërisë ka mbetur pa guvernator. Ish-guvernatori Ardian Fullani u shkarkua për abuzim me detyrën dhe është duke u ndjekur penalisht në gjendje të lirë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pakti Detar/ Tsipras: Marrëdhëniet e mira Rama-Papandreu duhet ta kishin zgjidhur
KQZ bën apel për vendoret: 183 njësi nuk kanë sjellë informacion »
Article Logic
Execution time: 0.024955034255981
array(1) { ["section"]=> string(46) "banka-e-shqiperise-sejko-guvernatori-i-ri-1792" }