Banka Kombëtare Greke shet degët e Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë

Publikuar tek: ekonomi, më 19:28 04-07-2017 Banka Kombëtare Greke shet degët e Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë

Tashmë është zyrtare që Banka Kombëtare Greke (NBG) do të shesë pjesën më të madhe të aseteve në Ballkan, duke përfshirë operacionet e saj rumune, për të përfunduar një plan ristrukturimi, për të cilin është rënë dakord me autoritetet evropian. Kështu ka pohuar shefi ekzekutiv i saj të martën.

“Ne jemi shumë afër njoftimit të blerësit për Banca Romaneasca. Shitja do të përfundojë në muajt e ardhshëm, dhe do të ndikojë në rritjen e likuiditetit të bankës”, tha CEO i Bankës, Leonidas Fragiadakis, në një intervistë për Reuters.

Ai u shpreh se ka qenë Credit Suisse që e ka këshilluar grupin për shitjen.

Përveç Romaneasca, Fragiadakis tha se NBG do të shesë bankat më të vogla në Serbi, Shqipëri dhe Qipro, si pjesë e angazhimeve për të cilat është rënë dakord me rregullatorët, shkruan Monitor. 

Filiali NBG në Shqipëri:

Filiali i NBG në Shqipëri kishte asete prej 41 miliardë lekësh në fund të tremujorit të parë, sipas statistikave të Shoqatës së Bankave, duke u renditur e nënta në sistem dhe duke përbërë gati 3% të totalit të aktiveve.

Banka kishte një stok kredie prej rreth 29 miliardë lekësh, apo gati 5% të kredisë së dhënë nga sistemi bankar shqiptar. Banka raportoi një fitim prej 100 milionë lekësh në tremujorin e parë të vitit.

Deri në vitin 2009, NBG ishte shumë aktive në kredidhënie.  Në fund të vitit 2009, banka zinte 5% të totalit të aktiveve dhe 8.3% të stokut të kredisë, po sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave. Më pas, me fillimin e krizës financiare globale, që u shoqërua me rritjen e kredive me probleme në Shqipëri dhe sidomos pas krizës së sistemit bankar në Greqi, aktiviteti i bankave me kapital grek në Shqipëri u tkurr.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071840286254883
array(1) { ["section"]=> string(75) "banka-kombetare-greke-shet-deget-e-ballkanit-perfshire-dhe-shqiperine-85010" }