Banka për Zhvillim jep 28 mln € hua për projektin “Zhvillimi i alpeve shqiptare dhe zonave bregdetare”

Publikuar tek: ekonomi, më 19:02 29-04-2015 Banka për Zhvillim jep 28 mln €  hua për projektin “Zhvillimi i alpeve shqiptare dhe zonave bregdetare”

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar sot në parim me propozim të ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, marrëveshjen kuadër të financimit ndërmjet vendit tonë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për punët e komunitetit IV, të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, projekti “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe zonave bregdetare”.

Kjo bankë do të jap një hua në shumën e 28 700 000 euro dhe një grant në shumën  1 000 000 euro, për zbatimin e këtij projekti. 

Këshilli i Ministrave ka miratuar gjithashtumarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për bashkëpunimin ekonomik, një propozim ky i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021533966064453
array(1) { ["section"]=> string(103) "banka-per-zhvillim-jep-28-mln-hua-per-projektin-zhvillimi-i-alpeve-shqiptare-dhe-zonave-bregdetare-9996" }