Banka Qendrore Europiane paralajmëron Ballkanin për përdorimin e euros

Publikuar tek: ekonomi, më 23:44 22-09-2017 Banka Qendrore Europiane paralajmëron Ballkanin për përdorimin e euros

Banka Qendrore Europiane përshkruan fenomenin e përdorimit të lartë të euros  si sfidë serioze ndaj politikave rajonale, sepse mund të prekë linjën monetare të veprimit e ta vendosë ekonominë në rrezik, për shkak të ndryshimeve të kursit të këmbimit.

“Një përdorim i lartë i monedhës së huaj ka edhe dizavantazhe serioze. ‘Euroizimi’ që nuk ndodh në rrugë zyrtare i nxjerr gjithashtu pengesa përcjelljes së politikave monetare dhe mund të kufizojë hapësirën e përgjithshme për manovra të karakterit monetar”, tha Benoit Coeure, anëtar bordi i BQE-së.

Në këndvështrimin e Coeure, si ekonomitë shtëpiake, ashtu edhe kompanitë, papritur mund të mos jenë më të afta t’u përgjigjen shkëmbimeve me monedhën e huaj, gjë që krijon edhe risk kreditimi për bankat.

Euro përdoret gjerësisht sot në mjaft vende jashtë Bashkimit Europian, duke u kthyer në monedhën kryesore për zona të tilla, si territoret franceze jashtë kufijve të Guadeloupes, Guajanës franceze, Martinikës në Karaibe, ishujt portugeze të Azoreve, ato Kanarie në Spanjë, etj..

Në Ballkan, Kosova dhe Mali i Zi e përdorin praktikisht si monedhë të brendshme, edhe pse nuk kanë marrëveshje me BE-në, shkruan “Tch”. Kjo për shkak se kanë ruajtur praktikën e vjetër të përdorimit të markës gjermane, monedha e mëparshme “de facto” në këto zona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019248008728027
array(1) { ["section"]=> string(76) "banka-qendrore-europiane-paralajmeron-ballkanin-per-perdorimin-e-euros-93349" }