“Bankers” apelon në arbitrazhin ndërkombëtar Tatimet shqiptare

Publikuar tek: ekonomi, më 20:31 20-11-2015 “Bankers” apelon në arbitrazhin ndërkombëtar Tatimet shqiptare

Kompania kanadeze, Bankers Petroleum, me anë të një njoftimi ka lajmëruar se apeluar arbitrazhin ndërkombëtar, urdhrin e Tatimeve për të bllokuar llogaritë e saj në Shqipëri.

Vendimi i Bankers Petroleum vjen një ditë pasi departamenti i taksave ka vendosur të bllokojë llogaritë e kompanisë së naftës.

Në njoftim thuhet se “Bankers Petroleum Ltd.” ka aplikuar për një vendim bllokimi në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) për të siguruar mbrojtje ndaj zbatimit të vlerësimit mbi taksat i bërë publik më parë, deri në arritjen e një konkluzioni nga një palë e tretë audituese ndërkombëtare, siç është rënë dakord”.

Bankers ka marrë njoftimin se departamenti i taksave shqiptare ka pezulluar përdorimin e llogarive bankare shqiptare të kompanisë që përdoren për të paguar furnizuesit lokalë në një përpjekje për të mbledhur një shumë prej 75 milionë dollarësh, një shumë e rritur kundrejt vlerësimit të deklaruar, prej 57 milionë dollarësh, për shkak të interesit dhe gjobave të aplikuara.

Bankers nuk mban një ekuilibër të rëndësishëm në llogaritë e tij bankare shqiptare dhe aktiviteti në fushë në Shqipëri vazhdon si zakonisht.

Po ashtu në njoftim thuhet se “Një urdhër i ICC-së do të lejojë që procesi në tërësi të trajtohet në mënyrë të pavarur, në përputhje me parimet e pranueshme ndërkombëtare. Bankers pret që qeveria shqiptare do të pajtohet me çdo vendim ndërkombëtar dhe do të mbështesë rezultatin e procesit të auditimit të palës së tretë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032332897186279
array(1) { ["section"]=> string(66) "bankers-apelon-ne-arbitrazhin-nderkombetar-tatimet-shqiptare-25917" }