Bankers bën bilancin: Realizuam 14.1 milionë dollarë të ardhura në këtë tremujor

Publikuar tek: ekonomi, më 13:12 08-04-2015 Bankers bën bilancin: Realizuam 14.1 milionë dollarë të ardhura në këtë tremujor

Kompania ‘’Bankers Petroleum’’ publikon raportin e punës së saj në zonën e Patos-Marinzës. Bankers ka relizuar 14.1 milion dollarë gjatë tremujorit të parë në të ardhura të përftuara nga masat mbrojtëse financiare të Korporatës.

 “Më 1 prill, Kompania përjetoi një çlirim sipërfaqësor jo të zakonshëm të gazit të dyoksidit të karbonit (CO2) gjatë operacioneve të shpimit dhe aktivizoi Planin e Saj të Reagimit ndaj Emergjencave (ERP). Kontrolli i pusit është vendosur menjëherë pas kësaj duke kthyer operacionet normale pa dëmtime të raportuara. Bankers aktualisht është duke koordinuar me autoritetet në lidhje me çlirimin.”, thuhet në deklaratë për ngjarjen e Marinzës.

“Bankers shpoi 2 puse në rezervuarin ranor të Bubullimës në vendburimin e naftës në Patos-Marinëz gjatë Tremujorit të Parë me rezultate pozitive.  Siç është njoftuar më parë, është bërë ndërprerja e prodhimit në disa puse me përbërje të lartë uji për të përshtatur reduktimet e përkohshme të ujit në tremujorin e katërt.”, deklaron kompania që punonte në Marinzë, në momentin që shpërtheu pusi I naftës.

Lidhur me modelet e shpimit, Bankers deklaron se bën injektime uji si dhe jep bilancin e puseve: “Modelet e injektimit të ujit në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës vazhdojnë të paraqesin pritshmërinë për modelin në të 19 puset e polimerit dhe 4 puset e injektimit të ujit të instaluara deri në fund të vitit 2014. Reagimi në presionin e shtresës dhe prodhimin në rezervuar janë pozitive dhe në konformitet me injektimet. Në Tremujorin e Parë, Bankers ka konvertuar 4 puse shtesë për injektime. Nga 31 marsi janë konvertuar 2 puse dhe 2 puse të tjera priten që të fillojnë injektimin nga mesi i prillit. Kompania vazhdon të inkurajohet fuqimisht nga rezultatet e deritashme dhe planet janë për të ecur përpara me 20 deri 25 konvertime shtesë gjatë 2015.”

Bankers deklaron se u shpuan 21 puse gjatë tremujorit të parë në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës ku 20 puse ishin horizontale dhe 1 pus lateral i ri-shpuar.” Meqë nga 31 Marsi, 17 nga këto puse ishin në prodhim, mbeten 4 puse në pritje për t’u shpuar deri në përfundim. Bankers ka reduktuar në shkurt numrin e sondave aktive nga 3 në 2 në përgjigje të çmimeve të ulëta të mallrave. “, bën me dije Bankers.

Sipas kompanisë prodhimi mesatar nga fushat naftëmbajtëse të Patos-Marinzës dhe Kuçovës në Shqipëri për Tremujorin e Parë të 2015  ishte 19,767 fuçi nafte në ditë, më pak se tremujori i fundit I vitit të kaluar ku u nxorrën 20,324 fuçi nafte në ditë.

“Përveç kësaj, në fillim të shkurtit, Shqipëria përjetoi përmbytje të mëdha që i shkaktuan Bankers mbylljen e 81 puseve në zonën veriore dhe qendrore të fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës për shkak të aksesit të kufizuar në sipërfaqe. Kapaciteti i plotë i trajtimit të ujit rifilloi në fillim të shkurtit dhe nga mesi i muajit puset e ndalur u sollën përsëri në linjë dhe janë kthyer pothuajse në normat e mëparshme të prodhimit pas një periudhe pastrimi dhe optimizmi. ‘’, thekson më tej ‘’Bankers’’.

“Shitjet e naftës gjatë tremujorit mesatarisht 20,284 fuçi nafte në ditë, 1,6% më të ulëta se mesatarja e tremujorit të mëparshëm 20,619 fuçi nafte në ditë. Inventari i naftës së papërpunuar në 31 mars 2015, ishte 270,000 fuçi nafte, më poshtë nga 315,500 fuçi nafte më 31 dhjetor 2014. Çmimi mesatar i naftës së Patos-Marinzëz ishte rreth 39.65 dollarë për fuçi (që përfaqëson 73% të çmimit mesatar Brent të naftës prej 53.97 dollarë për fuçi), krahasuar me çmimin mesatar të naftës në tremujorin e katërt 57.31 dollarë për fuçi (që përfaqëson 75% të çmimit mesatar Brent të naftës prej 76,27 dollarë për fuçi). Shitjet e eksportit gjatë Tremujorit të Parë përfaqësojnë 47% të shitjeve totale, me një çmim mesatar të eksportit 77% të çmimit Brent.’’, publikon të ardhurat Bankers.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022758960723877
array(1) { ["section"]=> string(84) "bankers-ben-bilancin-realizuam-14-1-milione-dollare-te-ardhura-ne-kete-tremujor-8138" }