Bankers Petroleum shet 98% të aksioneve te kompania Alberta Ltd

Publikuar tek: ekonomi, më 14:23 20-03-2016 Bankers Petroleum shet 98% të aksioneve te kompania Alberta Ltd

Kompania kanadeze e nxjerrjes së naftës në vendin tonë “Bakners Petroleum” do t’i shesë të gjitha aksionet e saj te kompania Alberta Ltd.

Marrëveshja që duket të jetë e suksesshme parashikon shitjen me 2.20 dollarë për çdo aksion te kompania Alberta Ltd dhe Geo-Jade Petroleum Corporation, një nga kompanitë më të mëdha në gazit dhe naftës në Kinë. Marrëveshja vlerësohet rreth 575 milionë dollarë për 98 për qind të aksioneve.

Presidenti, njëkohësisht edhe Shefi Ekzekutiv i Bankers, David French, tha se marrëveshja do t’i japë potencialin financiar kompanisë për të përshpejtuar aktivitetet e saj në Shqipëri, ndërsa ka shtuar se ky transaksion do të gjenerojë përfitime të konsiderueshme për ekonominë e vendit tonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030791997909546
array(1) { ["section"]=> string(68) "bankers-petroleum-shet-98-te-aksioneve-te-kompania-alberta-ltd-35564" }