“Bankers” pezullon arbitrazhin, arrihet marrëveshja me shtetin shqiptar

Publikuar tek: politike, më 12:33 24-02-2016 “Bankers” pezullon arbitrazhin, arrihet marrëveshja me shtetin shqiptar

Kompania e naftës, Bankers Petroleum ka pezulluar arbitrazhin ndaj shtetit shqiptar. Në një njoftim të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë thuhet se palët kanë rënë dakord dhe kanë caktuar ekspertë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Sipas MIE ekspertët e pavarur do të gjykojnë pretendimet e palëve. Ndërkohë Bankers ka rënë dakord që të rinegociojë marrëveshjen e hidrokarbureve sipas legjislacionit.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë

Pas negociatave të zhvilluara nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Agjencia Kombëtare të Burimeve Natyrore me Bankers Petroleum është arritur marrëveshja për caktimin e një eksperti për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në lidhje me raportin e auditit për vitin 2011. Bankers Petroleum është dakordësuar që të pezullojë procesin e arbitrazhit në të cilin kishte paditur shtetin shqiptar.

Eksperti i përzgjedhur është “PriceëaterhouseCoopers”, kompani e njohur ndërkombëtarisht e cila do të asistohet edhe nga ekspertët e kompanisë “Navigant Consulting”, e specializuar për analizën e shpenzimeve hidrokarbure. Raporti përfundimtar i ekspertëve mbi mosmarrëveshjen mes shtetit shqiptar dhe Bankers Petroleum parashikohet të jetë gati brenda 4 muajsh.

Negociatat mes institucioneve shqiptare dhe Bankers Petroleum janë zhvilluar në përputhje me vendimet e Gjykatës së Arbitrazhit dhe parashikimet përkatëse në marrëveshjen hidrokarbure. Në procesin e negocimit, institucionet shqiptare janë asistuar nga Avokatura e Shtetit si dhe kompani ndërkombëtare të mirënjohura avokatie si Curtis, Mallet-Prevost, Colt & Mosle LLP.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bashkë me Bankers Petroleum kanë rënë dakord gjithashtu për nisjen e një procesi negociatash për amendimin e marrëveshjes hidrokarbure, me synim përmirësimin e termave financiare të marrëveshjes, duke korrigjuar problematikat e hasura deri më tani dhe përmirësuar procedurat për një kontroll më efikas të strukturave të shtetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kanë shkaktuar dëm 300 milionë lekë në 5 muaj, por shihni kë merr në mbrojtje Rama”, Noka akuza kryeministrit
Propozimet për Dekriminalizimin, PD: Të përjashtohen funksionarët që arrestohen në flagrancë »
Article Logic
Execution time: 0.029467105865479
array(1) { ["section"]=> string(74) "bankers-pezullon-arbitrazhin-arrihet-marreveshja-me-shtetin-shqiptar-33407" }