Bankieri gjerman gabon, i çon një klienti amerikan 6 miliardë dollarë në llogarinë e vet

Publikuar tek: ekonomi, më 09:24 21-10-2015 Bankieri gjerman gabon, i çon një klienti amerikan 6 miliardë dollarë në llogarinë e vet Deutsche Bank ne Gjermani

Një shtetas amerikan është ndjerë sikur i ka ardhur fati nga qielli kur në llogarinë bankare u shtuan plot 6 miliardë dollarë. 

Por, ka qenë një bankier i ri i “Deutsche Bank”, sipas mediave gjermane, që ka bërë gabim në transferimin e shumës me shumë zero në llogarinë e një klienti të vet, dhe jo aty ku duhet ti conte në të vërtetë.

Për këtë lëvizje të madhe parash, u vunë menjëherë në dijeni Rezervat Federale Amerikane, Autoriteti i Sjelljes Financiare të Britanisë së Madhe, Banka Qendrore Evropiane dhe kanë reaguar menjëherë.

Kanë reaguar edhe vetë punonjësit e bankës që kanë konstatuar se ka qenë gabim i stafit të tyre.

Raportimet, sipas medias gjermane thonë se të tilla gabime ndodhin shpesh, por asnjëherë në shuma kaq të mëdha. Banka ndërkohë është duke u hetuar për 6 mijë raste ligjore, kurse në maj ishte gjobitur me 2.5 miliardë dollarë për rolin e saj në manipulimin e normave të interesit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030133008956909
array(1) { ["section"]=> string(93) "bankieri-gjerman-gabon-i-con-nje-klienti-amerikan-6-miliarde-dollare-ne-llogarine-e-vet-23616" }