Banorët e Astirit sërish në protestë, Dorjan Protoduari përplaset me shefin e komisariatit: Po na provokon

Publikuar tek: aktualitet, më 17:32 11-01-2019 Banorët e Astirit sërish në protestë, Dorjan Protoduari përplaset me shefin e komisariatit: Po na provokon

Për të 69-ën ditë banorët e Astirit janë ngritur në protestë duke sfiduar kështu edhe të ftohtin e acartë.

Dorjan Protoduari, një nga protestuesit e Unazës së Re, i cili u lirua disa ditë më parë nga burgu është përplasur me shefin e komisariatit numër 6.

Banorët e Astirit janë konfliktuar me një shofer dhe me një person gjatë mbrëmjes së sotme, ndërkohë që pretendojnë se këto janë provokime nga policë të veshur civilë.

Sipas Protoduarit, shefi i komisariatit i ka provokuar së bashku me policë të veshur civilë, ndërkohë që ngriti akuzat se policia shkon në zonën e Astirit dhe i pengon me makina me targa false.

Debati gjatë përplasjes:

Protoduari: Zbatoni ligjin, ju po na provokoni. vini këtu të veshur civilë dhe na provokoni. Ju vini në këtu me targa false.

Shefi i komisariatit: Nuk kam kompetenca për të folur.

Protoduari: Do ju bëj kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës. Nuk keni për t'ia arritur dot, nuk do të na përcani dot, do rrimë këtu.

Shefi i komisariatit u largua, ndërkohë ashtu si çdo natë tjetër në protestë vihet re edhe prezenca e deputetëve të opozitës, të cilët mbështesin banorët që kërkojnë anulimin e projektit të Unazës së Madhe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë takim me ambasadorin e BE, Luigi Soreca. Çfarë u diskutua
Rrëzimi i Gent Cakajt, Rama shpërthen ndaj analistëve: Kadrinjtë krra-krra-krra po na futen në shtëpi »
Article Logic
Execution time: 0.025176048278809
array(1) { ["section"]=> string(111) "banoret-e-astirit-serish-ne-proteste-dorjan-protoduari-perplaset-me-shefin-e-komisariatit-po-na-provokon-148396" }