Banori-Kosovës: Vojo Kushi një spiun jugosllav, do t’ja heqësh emrin rrugës?

Publikuar tek: politike, më 17:34 28-05-2015 Banori-Kosovës: Vojo Kushi një spiun jugosllav, do t’ja heqësh emrin rrugës?

Halim Kosova i ka përballuar herë me batuta e herë me seriozitet pyetjet nga banorët e Qesarakës. Por një pyetje e ka lënë pa përgjigje. I pranishëm në bashkëbisedim ka qenë edhe një ish i përndjekur politik, i cili kur e mori fjalën për herë të parë, sulmoi ish-kryeministrin Berisha.

Por Kosova, me humor iu përgjigj: “Më thuaj ndonjë gjë për mua. Sot jemi për mua këtu”.

Megjithatë në pyetjen e tij të dytë, i sh i përndjekuri politik, është treguar më i drejtëpërdrejtë me Kosovën.

“Ka një rrugë këtu në Tiranë që mban emrin e një spiuni jugosllav. Rruga “Vojo Kushi”. A do t’ja hiqni emrin asaj rruge?”, tha ai.

Por kandidati i Partisë Demokratike, i është drejtiar duke thënë se “do të flasim nga afër për këtë”, e megjithatë ish i përndjekuri ka ngulmuar, por sërish pa marrë një përgjigje nga Kosova.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi i Kosovës me banorët e Qesarakës: Ujë 24 orë, do të hiqen depozitat nga taracat
Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e PD, Kurbini do të ketë kandidatin e djathtë »
Article Logic
Execution time: 0.025458097457886
array(1) { ["section"]=> string(79) "banori-kosoves-vojo-kushi-nje-spiun-jugosllav-do-t-ja-heqesh-emrin-rruges-12176" }