Banorja-Ramës: Vërtet vij nga Alpet, por u bëra me shtëpi në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 17:05 16-12-2015 Banorja-Ramës: Vërtet vij nga Alpet, por u bëra me shtëpi në Tiranë Foto ilustruese

Gjatë shpërndarjeve të lejeve të legalizimit në Kamzë, kryeministri Edi Rama nuk ka shmangur batutat me banorët që i përfitojnë ato.

“Ju shikonin si dele dhe si dele ua morën votën”, iu drejtua Rama banorëve, ndërsa në sallë nuk kanë munguar duartrokitjet.

Por, gjatë takimit nuk ka patur vetëm batuta të Ramës, por edhe ‘kundër-batuta’ të banorëve për kryeministrin.

“Vërtet ka. ardhur nga alpet nga Kruma e Kukësit, por u bëra me shtëpi në Qarkun e Tiranës”, i tha një prej banorëve Ramës, duke e ngacmuar atë për deklaratën e bërë pak ditë më parë për veriorët.

Kryeministri ka ironizuar edhe protestën që do të zhvillojë nesër PD-ja përpara Kuvendit të Shqipërisë. “Kush do të shkojë nesër në protestë vijë të marrin lejen e legalizimit. Të paktën kur të shkoni në protestë të keni në rregull shtëpitë. Shkoni dhe protestoni me ata që ju lanë rrugëve, kundër komunizmit”, tha ai. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Kamzë: Saliu ju trajtoi si dele, dallimin mes Shabanit dhe Artanit e bëni vetë
Meta pret ministren e Mbrojtjes së Gjeorgjisë »