Barazim pa vlera, Partizani eliminohet nga Europa League

Publikuar tek: sport, më 21:09 25-08-2016 Barazim pa vlera, Partizani eliminohet nga Europa League

Partizani – Krasnodar 0-0 (0-4)

Partizani: Hoxha, Krasniqi, Batha, Ramadani (Bertoni 22’), Trashi (Vatnikaj 74’), Ibrahimi, Torassa, Fejzullahu (Bardhi 67’), Atanda, Vila, Ekuban. Trainer: Adolfo Sormani

Krasnodar: Sinitsin, Marynovich, Torbinski, Granqvist, Ari (Vorobyev 64’), Podberezkin (Jedzerçik 46’), Bystrov, Joaozinho, Pereyra (Akhmedov 46’), Eboue, Petrov. Trainer: Oleg Kononov

Gjyqtarë: Jakob Kehlet, Lars Rix, Heine Sørensen (Danimarkë)

Kartonë të verdhë: Pereyra 31’, Torbinski 45’, Eboue 50’, Vorobyev 67’

Partizani ka mbyllur sfidën e kthimit në “Elbasan Arena” kundër Krasnodar me rrjeta të paprekura, por që rezultati i sfidës së parë i ka larguar ata përfundimisht nga Europa League. Ëndrra e tifozëve dhe klubit të kuq mbyllet këtu, ndërsa tashmë iu duhet që të nisin të mendojnë për sezonin e ri në Superiore, i cili do të nisë dy javë më pas.

Pjesa e parë e ndeshjes mes Partizanit dhe rusëve të Krasnodar ka sjellë një pamje krejt ndryshe nga ajo e shtatë ditëve më parë. Të kuqtë kanë qenë më të përqendruar në fushën e lojës, ndërsa kanë dominuar edhe me raste kundër portës së Krasnodar.

Lojë e mirë dhe e fortë e “demave”, të cilëve në 45-minutat e para iu mungon vetëm goli. Nga ana tjetër Krasnodar është munduar që të luajë fortë, por edhe niveli i agresivitetit është rritur. Mundësitë e rusëve për shënim kanë qenë të rralla, ndërsa Partizani është detyruar që të largojë Ramadanin e dëmtuar dhe të aktivizojë italianin Bertoni.

Në pjesën e dytë janë sërish të kuqtë kërkues dhe dominues në lojë, por që nuk arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës. Qoft Ekuban apo Bertoni, të shoqëruar nga Trashi dhe Vila, kërkojnë që të gjejnë rrugën e rrjetës, por që nuk munden të shënojnë.

Në minutat në vazhdim gabimet në mbrojtje janë të njëpasnjëshme, por Hoxha në disa raste tregohet vendimtar. Në fund skuadrat i japin dorën njëra-tjetrës dhe rusët largohen të kënaqur nga Shqipëria, duke lënë Partizanin, tashmë në rutinën e kampionatit.

(Newsport.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shorti i vendos sërish përballë njëri-tjetrit vëllezërit Xhaka, reagon Graniti
Shkëndija ndal hapin në fund, shuhet ëndrra e kualifkimit »
Article Logic
Execution time: 0.016077041625977
array(1) { ["section"]=> string(61) "barazim-pa-vlera-partizani-eliminohet-nga-europa-league-50875" }