Barazim spektakolar, Tirana e Kukësi ndezin ‘Selman Stërmasin’ mes shiut dhe stuhisë

Publikuar tek: sport, më 18:57 17-09-2016 Barazim spektakolar, Tirana e Kukësi ndezin ‘Selman Stërmasin’ mes shiut dhe stuhisë

Tirana-Kukësi 2-2

Shënues: Pejiç 8 (p),

Emini 56'/ Taku 29', 65'

Merveille Gjyqtar: Lorenc Jemini

Pjesa e parë- Pjesa e parë ndërmjet Tiranës dhe Kukësit është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1. Golat u shënuan nga Pejiç në minutën e 8-të me penallti për verilindorët dhe në minutën e 29-të është Taku ai që barazon shifrat.

Por vlen për t'u përmendur një rast i dyshimtë në fund të kësaj pjese, teksa bardheblutë protestojnë për një prekje të topit me dorë nga Pejic në zonën e Kukësit pas një topi të harkuar nga e djathta.

Për Jeminin gjithçka është e rregullt dhe kështu do të mbyllet ky fraksion i parë i ndeshjes me kontestime të 24-herë kampionëve të vendit.

Pjesa e dytë- Fraksioni i dytë i lojës nis pa ndryshime në kampet respektive. Skuadra kryeqytetase duket më këmbëngulëse në këtë takim teksa rrezikon disa herë portën e mbrojtur nga Koliçi.

Sfida ka një ritëm të lartë, teksa të dy ekipet duken se nuk pajtohen me barazimin.

Në minutën 54-të Merveille ka një rast të artë për shënim, por topi i goditur prej tij ndalet në shtyllë. Kukësi kundërpërgjigjet dhe pas një goditje dënimi në minutën e 56-të Emini e çon topin në rrjetë duke kaluar në avantazh verilindorët. Pas këtij goli ndeshja ndizet.

Bardheblutë janë më kërkues dhe në çdo dyluftim pothuajse dalin fitimtar. Në fushë 24-herë kampionët e Shqipërisë kanë një Merveille, i cili është rrezik potent për skuadrën verilindore. Është pikërisht ai dhe në minutën e 65-të përshëndet portën e mbrojtur nga Kolici.

Bardheblutë duken sikur marrin zemër dhe kërkojnë edhe golin e fitores. Rastet nuk mungojnë, por të 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bind Arsenal, Granit Xhaka shënon supergol në minutat e fundit (Video)
90 vjetori i “San Siros”, një shembull se si nuk duhet të kishim trajtuar “Qemal Stafën” »
Article Logic
Execution time: 0.017503976821899
array(1) { ["section"]=> string(87) "barazim-spektakolar-tirana-e-kukesi-ndezin-selman-stermasin-mes-shiut-dhe-stuhise-53248" }