Barcelona eliminon Atletico, por ka polemika në Kupën e Mbretit

Publikuar tek: sport, më 09:29 29-01-2015 Barcelona eliminon Atletico, por ka polemika në Kupën e Mbretit

Barcelona ka arritur të kalojë në gjysmëfinale në kupën e Mbretit pas fitores 2-3 në fushën e Atletiko Madrid në një ndeshje emocionuese në ‘Vincente Calderon’. I ka pasur të gjitha kjo ndeshje, gola, penallti, kartona të kuq dhe nervozizëm dhe gjithçka ka ndodhur në pjesën e parë të ndeshjes.

Atletiko Madrid e nisi vrullshëm  duke qenë se ishte në disavantazh nga ndeshja e parë ku Barcelona fitoi 1-0 me gol të Mesit në fund, dhe nuk ka zgjatur asnjë minutë dhe Colchoneros e gjejnë e veten në avantazh 1-0 me gol të Fernando Torres që shfrytëzon një gabim të Masceranos. Barcelona përgjigjet në minutën e 9’ me brazilianin Nejmar,që konfirmon formën e mirë që po kalon, duke shënuar me një diagonale pas një asisti perfekt të Luis Suarez.

Duhet të kalonte gjysmë ore lojë që më pas të fillonin polemikat në fushë, në minutën e 30 arbitri Manzano akordon një penallti për vendasit pas një faulli jashtë zone të  Mascerano ndaj Juanfran. Pavarsisht protestave të miqve, Raul Garcia shënon nga pika e bardhë duke kthyer Atletikon në avantazh 2-1. S’ka zgjatur 8 minuta dhe Barcelona ka arritur të barazojë përsëri me një autogol të mbrojtësit Brazilian Miranda.

Minuta e 41’ do të shënonte përsëri polemika dhe nervozizëm, gjë që i kushtoj rëndë Atletiko Madritit, arbitri nuk akordon një penallti për vendasit, që kësaj rradhe duket që ishte pas një prekje të topit me dorë të Pique kur topi i goditur prej Griezman po shkonte drejt rrjetës, pikërisht ky episod solli dhe golin e tretë për Barcelonën pas një kundërsulmi të nisur nga Mesi dhe finalizuar nga Nejmar. Ky gol dhe mosakordimi i penalltisë bëri që lojtarët e Simeones ta humbin durimin dhe është Gabi fillimisht që ndëshkohet me karton të kuq në pushimin e ndeshjes dhe më pas Mario Suarez në fundit e ndeshjes duke lënë Atletikonme 9 lojtarë.

Në një prononcim pas ndeshjes tekniku i  Los Colchoneros, Diego Simeone është shprehur se ndihet krenar për lojtarët e tij

“ Pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme, ishte një ndeshje intensive dhe e komplikuar. Barcelona luajti shumë mirë, por ne kemi pasur një ecuri shumë pozitive pasi eliminuam Realin e Madritit dhe luajtëm shumë mirë në pjesën e parë kundër Barçës. Ndihem krenar për lojtarët e mi” ka thënë Simeone.

Ndërsa Luis Enrike është shprehur i kënaqur me skuadrën:  “Më pëlqeu gjithçka që bëri ekipi sot, forca dhe karakteri në pjesën e parë dhe kontrolli i plotë i lojës në pjesën e dytë” tha trajneri “blaugrana”, Luis Enrike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Valon Behrami do mungojë 6 ndeshje me Hamburg, u operua në gju
Portieri Samir Ujkani, leksion për integrimin e pakicave në Palermo »
Article Logic
Execution time: 0.023790836334229
array(1) { ["section"]=> string(67) "barcelona-eliminon-atletico-por-ka-polemika-ne-kupen-e-mbretit-1790" }