Barcelona gati të shpenzojë 200 milionë Euro brenda kësaj jave, ja lojtarët që do i bashkohen katalanasve

Publikuar tek: sport, më 20:53 11-06-2018 Barcelona gati të shpenzojë 200 milionë Euro brenda kësaj jave, ja lojtarët që do i bashkohen katalanasve

Kampionët e Spanjës duket se ndodhen në një javë vendimtare për merkaton, pasi synojnë të zyrtarizojnë tre futbollistë shumë të rëndësishëm që i kërkojnë prej kohësh përpara se të nis Kampionati Botëror.

Plot 200 milionë Euro pritet të shpenzojë Barcelona për blerjen e Antoine Griezmman, Frenkie de Jong dhe Ckement Lenglet. Ylli i Atletiko Madrid kërkohet prej kohësh nga katalanasit dhe ndonëse klauzola e tij për largimin nga madrilenët është plot 100 milionë Euro, kjo nuk ka qenë asnjëherë problem për ta. Më herët gjatë javës ylli i kombëtares franceze deklaroi se do të vendoste për të ardhmen e tij deri të shtunën, ndërkohë që gjasat janë që ai të bashkohet me ekipin e drejtuar nga Ernesto Valverde.

Ndërkohë talenti 21-vjeçar i Ajaksit duket se do të jetë përforcimi i rradhës për ekipin “blaugrana”. Një ditë më parë në mediet spanjolle u raportua se ish-lojtari i Barças, Mark Overmars, sot në rolin e drejtorit sportiv te Ajaksi, kishte refuzuar të shiste lojtarin, por oferta e fundit prej 40 milionë Eurosh pritet të ndryshojë gjithçka

I fundit por jo për nga rëndësia është lojtari i Seviljes Clement Lenglet. Qendërmbrojtësi 22 vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës me andaluzianët dhe në drejtim të tij ka ardhur një ofertë pikërisht nga kampionët e La Liga në shifrën e 38 milionë Euro. Ai shihet si përforcimi ideal për prapavijën e katalanasve.

Screenshot-3-1.png

 

Screenshot-4.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpejtësi e frikshme, përplasen kokë më kokë dy makina... zbuloni ku (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.0039868354797363
array(1) { ["section"]=> string(111) "barcelona-gati-te-shpenzoje-200-milione-euro-brenda-kesaj-jave-ja-lojtaret-qe-do-i-bashkohen-katalanasve-124024" }