Barcelona ‘kualifikon’ Romën, Gent surpriza e kësaj faze

Publikuar tek: sport, më 23:27 09-12-2015 Barcelona ‘kualifikon’ Romën, Gent surpriza e kësaj faze

Dy barazime, vetëm 2 gola në total dhe një fat i frikshëm për Romën: italianët janë kualifikuar për në turin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve pa e bërë vetë detyrën, por falë Barcelonës.

Katalanët shkonin pa objektiva në Gjermani ndaj Leverkusenit, por u treguan profesionistë të jashtëzakonshëm dhe morën një barazim 1-1, me golat e Mesit dhe Hernandezit brenda 3 minutash në mesin e pjesës së parë dhe në fund disa raste të pastra për “Aspirinat”.

Pikërisht në fund u zgjua Leverkuseni, kur po mësonte se në Romë nuk kishte gola, në një sfidë të dobët, ku Roma nuk bëri thuajse asgjë dhe ku më e guximshme u tregua BATE, që i shkoi pranë mrekullisë, sepse fitorja e kualifikonte.

Megjithatë, fati ishte ulur këmbëkryq nga krahu i Romës, që kalon turin, por nuk zgjidh problemet, sepse paraqitja ndaj rivalit bjellorus ishte aq e dobët, saqë trajneri Rudi Garsia është nën presion edhe më të madh tashmë.


Përballja e sotme në Champions, ka qenë testi i fundit për trajnerin e Çelsit, Hoze Murinjo, i cili në rast dështimi, do të largohej nga “blutë”.

Portugezi e njeh mirë “luftën” e Ligës së Kampioneve, ndaj dhe ka përgatitur një super-sfidë, ku Çelsi arrin të triumfojë 2-0, duke siguruar kualifikimin e qetë, si edhe vendin e parë në Grupin G.

Porto zhgënjen në transfertë pasi nuk ka mundur të shpëtojë dot veten, ndaj dhe tashmë duhet të mjaftohet vetëm me Ligën e Evropës. Udhëtuesit tentojnë t’i krijojnë sa më shumë telashe vendasve, por bien “viktimë” e presionit të madh të Çelsi, që duhet “i etur” për fitore.

“Blutë” ndihmohen nga autogoli i Markanos, vetëm 10 minuta nga fillimi i sfidës, ndërsa kualifikimin e vendos braziliani Uilliams që shënon të dytin, duke fshirë aludimet se natën e sotme, Murinjo do të shkarkohej.

Pas dy fitoreve resht, Dinamo e Kievit gjen vendin e dytë, duke siguruar kualifikimin në Champions. Vendasit fitojnë me një gol të vetëm në fillim të pjesës së parë dhe më pas kontrollojnë qetësisht, pasi nga Makabi nuk ka asnjë shejë rreziku.


Duhej një fitore, por edhe disa gola diferencë: më vështirë se kaq nuk bëhej për Arsenalin, por “Topçinjtë” janë mësuar të fitojnë ndeshje të pamundura dhe të gabojnë të lehtat.

Në Greqi, në një stadium të tejmbushur dhe të zjarrtë, Arsenali ka shëtitur ndaj Olimpiakosit vendas, duke fituar lehtësisht 3-0.

Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi francez Olivier Zhiru, autor i 3 golave, i fundit me penallti, që dekretoi edhe eliminimin e Olimpiakosit, sepse grekët edhe me 0-2 shpresonin, me një gol që i kualifikonte.

Gjithsesi, kaloi skuadra më e fortë dhe më në fund Arsenali u ngjit aty ku prisnin të gjithë, në momentin e duhur.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, në Zagreb, luhej për “qejf” dhe ishte nata e bomberit Levandovski, i cili me dy gola në pjesën e dytë i dha një fitore pa lodhje Bajernit kundër Dinamos së Zagrebit, që e mbylli në vendin e fundit në grup.

Olimpiakosi shkon në Europa League, ndërsa Arsenali shoqëron Bajernin kryesues në turin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve.


Grupi H i Ligës së kampioneve i ka kursyer surprizat, ku gjithçka duket se është mbyllur sipas planit.

Zeniti humbet në Belgjikë kundër Gentit, por sërish kualifikohet si i pari i grupit pas ecurisë fantastike të treguar në përballjet e shkuara.

Vendasit konfirmojnë edhe njëherë formën fantastike që po kalojnë, ndaj dhe në shtëpi dhurojnë një tjetër spektakël pas fitores 1-0 kundër Valencias.

“Ringjallet” Lioni, por është shumë vonë. Përballja e parë e Geri Nevill në Ligën e Kampioneve nis me hap fals, pasi Valencia humbet 0-2, por sërish e gjen veten në Ligën e Evropës.

Pas një serie të gjatë humbjesh, Lioni triumfon në Spanjë, duke marrë një fitore për moral, pasi udhëtuesit e mbyllin aventurën në Grupin H me vetëm 4 pikë, që nuk u vlejnë për asgjë.

(Sportal.al)

Rezultatet e ndeshjeve të luajtura sot në Champions League

09.12.2015
20:45 CL Group E AS Roma 0-0 BATE Borisov
20:45 CL Group E Bayer Leverkusen 1-1 FC Barcelona
20:45 CL Group G Chelsea FC 2-0 FC Porto
20:45 CL Group F Dinamo Zagreb 0-2 Bayern München
20:45 CL Group G Dynamo Kiev 1-0 Maccabi Tel Aviv
20:45 CL Group H KAA Gent 2-1 Zenit
20:45 CL Group F Olympiakos Pireus 0-3 Arsenal
20:45 CL Group H Valencia CF 0-2 Lyon

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partizani do të paguajë dëmtimin e “Selman Stermasit”
Benzema jashtë finaleve të Euro 2016-ës »
Article Logic
Execution time: 0.024806022644043
array(1) { ["section"]=> string(59) "barcelona-kualifikon-romen-gent-surpriza-e-kesaj-faze-27382" }