Barcelona turpëron Romën, Bayern fitore të lehtë ndaj Olympiakos

Publikuar tek: sport, më 22:58 24-11-2015 Barcelona turpëron Romën, Bayern fitore të lehtë ndaj Olympiakos

Trajneri i Romës, Rudi Garsia, në konferencën e djeshme për shtyp ka deklaruar se Roma ka shumë shanse të ulet në stolin e favoritit, pasi sipas tij verdhekuqtë do të merrnin një rezultat pozitiv.

Duket qartë se Garsia e njeh pak ekipin e tij, ose e thënë më mirë ka tentuar të gënjejë veten, pasi në përballjen e sotme, Roma është “fëlliqur” si të ishte një ekip amator.

Pas fitores në “El Clasico”, katalanasit kthehen me një tjetër triumf, ku këtë radhë shkatërrojnë ekipin që vetëm në Itali mban nofkën e “gladiatorëve”.

Rikthimi i Leo Mesit i ka dhënë moral skuadrës e cila më në fund arrin në zbresë në fushë e plotë, duke dhënë më të mirën e saj. Romës i janë prerë shpresat që në pjesën e parë, pasi Barça e ka mbyllur në dominim 3-0. “Stërvitorja” e vendasve ka vijuar edhe në pjesën e dytë pasi nuk mund të mungonin golat e Adrianos, Pikesë dhe dopjeta e Mesit.

I vetmi moment negativ për katalanasit ka qenë momenti kur Nejmar ka humbur një penallti, por ky fakt nuk ka shqetësuar askënd pasi golat kanë qenë me “bollëk”. Për të ngushëlluar Romën, gjyqtari jep një penallti në favor, por Edin Xheko është “mpirë” nga zhgënjimi i skuadrës së tij dhe shpërdoron golin e ngushëllimit, të cilin e shënon pak minuta më pas, në një moment kur Barcelona e kishte “braktisur” lojën.

Me 13 pikë, Barça është e para e Grupit E, ndërsa Roma vazhdon zbritjen, ku aktualisht gjendet e treta me pikë të barabarta me Leverkuzenin (5).


Pak javë më parë, Bajerni fitonte 3-0 në Greqi kundër Olimpiakosit, ndërsa në sfidën e sotme, bavarezët kanë preferuar të shënojnë një gol më shumë, duke pasur një total prej 7 golash të shënuar dhe asnjë të pësuar kundër ekipit grek.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka qenë e vetmja në fushë që ka mbajtur “gjallë” këtë sfidë, pasi Olimpiakosi nuk ka mundur dot të tregojë fuqinë në asnjë moment. Grekët e mbyllin në mënyrën më “të shëmtuar” aventurën në Gjermani, duke mos goditur asnjëherë drejt portës kundërshtare.

Me tre gola në pjesën e parë, Bajerni arrin të marrë një tjetër fitore të lehtë, e cila është “vulosur” me golin e katërt të shënuar nga blerja e suksesshme nga Juventusi, Koman.

Edhe pse në inferioritet numerik pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Badshtyber, Bajerni nuk ka hasur kurrë vështirësi, kundër një Olimpiakosi “pa dhëmbë”, ndaj dhe sot shkon në kuotën e 12 pikëve, duke e “gozhduar” vendin e parë.

Arsenali ka marrë hak kundër Dinamos së Zagrebit, duke e mundur 3-0 në Angli. Vendasit nuk kanë toleruar aspak por i kanë shkarkuar të gjitha “topat” kundër ekipit kroat, i cili është shfaqur “i trembur” gjatë gjithë ndeshjes.

Sançez ka shënuar një dopjetë, duke treguar se pak e nga pak po kthehet në një lider për sulmin, ndërsa Ëzil ka zhbllokuar rezultatin i pari, duke i “prerë këmbët” kroatëve.

Fitorja e sotme i jep shpresë kualifikimi Arsenalit, pasi ekipi anglez shkon në kuotën e 6 pikëve, ndaj dhe kundër Olimpiakosit, në sfidën e radhës do të jetë si një finale.

(Sportal.al)

Rezultatet e ndeshjeve të Champions League:

24.11.2015
20:45 CL Group F Arsenal 3-0 Dinamo Zagreb
20:45 CL Group F Bayern München 4-0 Olympiakos Pireus
20:45 CL Group E FC Barcelona 6-1 AS Roma
20:45 CL Group G FC Porto 0-2 Dynamo Kiev
20:45 CL Group H Lyon 1-2 KAA Gent
20:45 CL Group G Maccabi Tel Aviv 0-4 Chelsea FC
18:00 CL Group E BATE Borisov 1-1 Bayer Leverkusen
18:00 CL Group H Zenit 2-0 Valencia CF

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti i Federatës Armene të Futbollit shpërthen në akuza: Ndeshja me Shqipërinë e trukuar
Klodian Duro, trajneri i ri i Kukësit »
Article Logic
Execution time: 0.017496109008789
array(1) { ["section"]=> string(69) "barcelona-turperon-romen-bayern-fitore-te-lehte-ndaj-olympiakos-26208" }