Barcelonës i mjaftojnë 2 minuta për të fituar, dështon Chelsea i Mourinhos

Publikuar tek: sport, më 22:11 29-09-2015 Barcelonës i mjaftojnë 2 minuta për të fituar, dështon Chelsea i Mourinhos

Kur dukej se çdo gjë po shkonte drejt përfundimit dhe Barcelona do të regjistronte humbjen e parë në këtë edicion të Champions League, katalanasit kanë vepruar me shpejtësi duke kthyer rezultatin në favorin e tyre.

Dy gola të Sergi Roberto dhe Luis Suarez në minutat 80 dhe 82, përmbysën avantazhin e Bayern Leverkusen që e kishte siguruar që në minutën e 22 të ndeshjes në Camp Nou.

Mourinho ka dështuar përballë skuadrës që e ngriti atë në majën e futbollit europian. Chelsea është mposhtur me rezultatin 2-1 nga portugezët e Portos, duke konfirmuar momentin e keq që skuadra angleze është duke kaluar.

Një tjetër zhgënjim në këtë natë të Champions-it ka qenë paraqitja e Romës. Italianët kanë reflektuar në Europë të njejtën situatë që po kalojnë edhe në kampionat. Tre gola të shënuara nga Bate Borisov në pjesën e parë të ndeshjes kanë mjaftuar për bjellorusët që të sigurojnë pikët e plota nga ky takim.

Edhe Arsenal është mposhtur në shtëpinë e tij nga grekët e Olympiakos. 3-2 në favor të miqve ka përfunduar ndeshja e luajtur në Angli, ndërsa topçinjtë konfirmojnë se nuk janë ende skuadra që mund të pretendojë në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në Europë.

Bayern Munich ka realizuar në ndeshjen kundër Dinamos së Zagreb atë që ishte parashikuar. Gjermanët kanë fituar me rezultatin e pastër 5-0, ku Lewandowski konfirmoi formën e mirë që po kalon me tre golat e shënuar këtë mbrëmje.

Rezultatet e ndeshjeve të Champions League:

29.09.2015
20:45 CL Group F Arsenal 2-3 Olympiakos Pireus
20:45 CL Group E BATE Borisov 3-2 AS Roma
20:45 CL Group F Bayern München 5-0 Dinamo Zagreb
20:45 CL Group E FC Barcelona 2-1 Bayer Leverkusen
20:45 CL Group G FC Porto 2-1 Chelsea FC
20:45 CL Group H Lyon 0-1 Valencia CF
20:45 CL Group G Maccabi Tel Aviv 0-2 Dynamo Kiev
20:45 CL Group H Zenit 2-1 KAA Gent

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tifozët e Vllaznisë në protestë, kërkojnë shkarkimin e drejtuesve (Video)
Goditje e rëndë për Shqipërinë, dëmtohet Lorik Cana »
Article Logic
Execution time: 0.012917995452881
array(1) { ["section"]=> string(79) "barcelones-i-mjaftojne-2-minuta-per-te-fituar-deshton-chelsea-i-mourinhos-21954" }