Bare: Basha ka filluar mos duket në Tiranë, shpreson që banorët t’ja harrojnë dështimet

Publikuar tek: politike, më 14:26 02-05-2015 Bare: Basha ka filluar mos duket në Tiranë, shpreson që banorët t’ja harrojnë dështimet Besnik Bare, deputet i PS

“Lulzim Basha ka zgjedhur t’i bëjë bisht përballjes me bilancin e tij të dështuar në krye të Bashkisë së Tiranës. Fshihet pas një tjetër kandidati dhe kohët e fundit ka filluar të mos duket më fare në Tiranë. Shpreson se duke u larguar nga Tirana banorët e kryeqytetit kanë për të harruar dështimet spektakolare të këtij mandati”, kështu është shprehur deputeti i PS Besnik Bare i cili akuzoi kreun e bashkisë së Tiranës se nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e tij ndonëse sipas deputetit qytetarët i mbajnë mend mirë premtimet, duke marrë si shembull “ndërtimin e korridorit rekrativ të Lumit të Tiranës”.

“Një premtim i bujshëm, i trumbetuar shumë, por që sot është kthyer thjesht në një tjetër mashtrim në listën e gjatë të mashtrimeve të Lulit.

Nuk është çudi që sot të dalë ndonjë tjetër zëdhënëse e Lulzim Bashkës të na deklarojë sesi Luli në fakt e ka ndërtuar këtë korridor, e madje se ky korridor lidhet me linjë tramvaji edhe me bulevardin e ri të Tiranës. Sepse ashtu siç gënjeu gjatë fushatës së 2011, ashtu ka zgjedhur mashtrimin si mënyrën e vetme për t’u përballur me bilancin e dështuar të këtij 4 vjeçari në Bashkinë e Tiranës”, tha Bare i cili shtoi se më 21 qershor Tirana do kthehet në drejtimin e duhur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Mamaja dhe bashkëshortja ime po paguajnë faturën e angazhimit tim
Berisha publikon një foto nga takimi i kryeministrit me qytetarët: Kukësi braktis Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.014125823974609
array(1) { ["section"]=> string(91) "bare-basha-ka-filluar-mos-duket-ne-tirane-shpreson-qe-banoret-t-ja-harrojne-deshtimet-10225" }